Video/ Nuk u mjaftua! Pas konfliktit përplas me makinë këmbësorin dhe e godet me grushte …

24/08/2020 22:35

Një konflikt fillimisht verbal, ka përfunduar në një agresion edhe më të madh në Britaninë e Madhe.

Pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentin, kur dy burra në moshë të mesme janë konfliktuar verbalisht me njëri tjetrin. Më pas njëri prej tyre, ka hipur në makinën e parkuar në rrugë dhe është drejtuar me shpejtësi në drejtim të burrit tjetër, i cili si pasojë ka fluturuar disa metra në ajër e më pas ka përfunduar në kopshtin e një shtëpie.

Mirëpo shoferi i makinës nuk është mjaftuar me kaq, pas përplasjes është parë të dalë nga makina e tij dhe të gjuaj me grushte mbi të aksidentuarin. Ngjarja e pazakontë raportohet se ka ndodhur në West Sussex. Policia konfirmoi se shoferi i makinës është arrestuar dhe po merret në pyetje duke mos dhënë detaje të tjera. Ndërsa për të aksidentuarin, thuhet se ndodhet në spitalin lokal jashtë rrezikut për jetën.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme:

FOTO GALERI
1/3

Top Channel