“Shqipëria ka nevojë për shpresë”/ Largimi i të rinjve nga vendi, Meta: Duhet ndalur largimi i trurit…

24/08/2020 21:15

Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në “Facebook” shprehet se, ikja e të rinjve nga Shqipëria është një plagë e madhe për shoqërinë tonë.

Ai thotë se Shqipëria ka nevojë për shpresë, ndërsa shton se edukimi më i mirë i rinisë është shpresa më e madhe për vendin.

Sipas tij, duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë.

Postimi i plotë:

Shqipëria ka sot më shumë se kurrë nevojë për shpresë! Edukimi i mirë i rinisë është shpresa më e madhe e vendit tonë dhe investimi më kyç për të ardhmen.

Duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë, në radhë të parë.

Largimi i rinisë dhe mbyllja e shumë degëve të studimit në universitetet në mbarë vendin është një plagë shumë e madhe!

U duhet ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe punësimi.

Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”!

Top Channel