Një ndërpreje e furnizimit me ujë të pijshëm ka ndodhur për banorët e disa lagjeve në qytetin e Korçës mbrëmjen e së premtes. Shkak është bërë një defekt në rrjet, i cili është konstatuar në lagjen numër 17 të qytetit. Kjo lagje por edhe disa lagje të tjera kanë mbetur pa ujë ndëraa grupet e punës të Ujësjellës-Kanalizimeve Korçë kanë bërë verifikimet e nevojshme në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit në një kohë sa më të shkurtër. Sakaq sipas njoftimit nga drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve në Korçë, ndërhyrja në rrjet është drejt përfundimit dhe furnizimi me ujë pritet të rikthehet normalisht për të gjithë banorët e prekur brenda një kohe të shkurtër.