Sulmuesi me zemër dhe këpucën e artë/ Historia e Nuabuezes tek Laçi, golashënuesi më i mirë në Shqipëri

24/08/2020 20:03

Jeta e Nuabuezes ka ndryshuar shume brenda nje viti.

Kur firmosi me skuadren e Lacit mediat nuk hezituan te shkruanin per problemin e tij shëndetësor ne zemer duke kritikuar madje dhe drejtuesit per afrimin e nje futbollisti “te semure”.

Sot ai e gjeti veten duke ecur ne zyrat e Federates Shqiptare te Futbollit dhe pas nje mini ceremonie per shkak te koronavirusit doli nga aty me nje trofe individual ne duar.

Duke mos u dorezuar kurre madje duke qeshur kur te gjithe flisnin per zemren e tij shenoi plot 24 gola per te ndihmhar skuadren qe edhe kete sezon te jete ne gare per Europe.

Kepuca e arte e sezonit 2019-2020 eshte mese i merituar nga ai qe per Top Channel tregoi emocionet dhe opinionin per trofeun dhe zerat qe nuk reshtin se foluri.

“Zgjohem cdo dite duke u ndjere i bekuar sepse bej ate qe dua dhe sot ndihem i realizuar. Si nje skuader ne beme maksimumin dhe te gjithe bashke fituam kete trofe. Jam mesuar me komentet dhe perpiqem qe edhe nga negativet te mos ndikohem por te jem gjithmone njeri pozitiv. Mendo se fjalet qe u folen per mua ishin normale ndonjehere duan te na ulin vlerat por ne fund kur ata flasin per mua deshirat apo jeten time une punoj dhe arrij qellimet e mia”.

Teksa afrohet tek skuadra kete here si nje fitimtar nuk harron te qendroj me kembe ne toke, te falenderoj cilindo qe e ndihmoi dhe mbi te gjitha si nje lider ti drejtoj ata perpara nje ndeshje te madhe Europe qe luajne ne 27 gusht perball Keshles.

“Ky trofe eshte per ekipin por dua te falenderoj trajnerin, mendoj se ju keni bere nje pune fantastike per ja dhe gjithe skuadren por dhe te gjitheve ju dua t’ju falenderoj sepse po te mos ishit ju nuk do e fitoja kete trofe dhe dua t’ju them se ndeshjen e ardhshme duhet te japim 100% nga vetja dhe besoj se mund te fitojme dhe te kthehemi duke bere familjet tona te lumtura , klubin dhe tifozet”.

Top Channel