VIDEO/ Policia në SHBA nuk toleron, qëllon 7 herë me armë në sytë e fëmijëve të riun

24/08/2020 17:30

Një njeri me ngjyrë e i paarmatosur në SHBA, është qëlluar plot shtatë herë me armë nga një oficer policie, për më tepër në sytë e fëmijëve të tij.

Ngjarja thuhet se ka ndodhur në Wisconsin. Raportohet se 29-vjeçari, Jacob Blake, u dërgua menjëherë në spital pas të shtënave dhe aktualisht gjendja e tij shëndetësore paraqitet e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

 

Në lidhje me këtë incident, kanë reaguar menjëherë familjarët edhe fqinjët e Blake, të cilët janë bashkuar dhe kanë nisur protestat në zonën e Kenosha. Sakaq, edhe guvernatori i Wisconsin, e dënoi ashpër dënimin e policëve dhe e cilësoi si tepër të tepruar.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

FOTO GALERI
1/20

Top Channel