(Video) Përplasen dy makinat luksoze/ Dëmi përllogaritet deri në 3.5 milionë euro…

24/08/2020 21:43

Një makinë tip “Bugatti Chiron” është përfshirë në një aksident automobilistik me një “Porsche 911” në kantonin Uri në Zvicër.

Sipas raportimeve shkak i aksidentit është bërë parakalimi i një roloti në të njëjtën kohë i të dyja makinave luksoze. Shoferët e makinave të shtrenjta e kanë kaluar pa lëndime këtë aksident, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për shoferin e rolotit, i cili është dërguar menjëherë me urgjencë në spital.

Ndërkaq, dëmi i përllogaritur nga ky aksident kap vlerën e 3.5 milionë eurove, duke e renditur incidentin si një nga më të shtrenjtat në botë, shkruajnë mediat e huaja.

Top Channel