KQZ në pritje të afatit ligjor për ankesat e rivalëve të garës politike, pritet të shpallë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve në Kosovë
Prishtina është eliminuar nga garat evropiane në futboll për shkak të mos luajtjes së ndeshjes në Gjibraltar, për shkak se futbollistët e saj dolën pozitivë me COVID-19.
UEFA ka njoftuar skuadrën nga kryeqyteti se Lincoln ka fituar ndeshjen në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0, pasi ndeshja nuk u zhvillua ditën e shtunë ashti sikurse ishte paraparë.“Lincoln – Prishtina, 3:0 rezultat zyrtar. FC Prishtina sapo ka pranuar vendimin zyrtar nga UEFA”, thuhet në postimin e klubit Prishtina në Facebook.
Dje skuadra ka ritestuar tetë futbollistët e dal pozitivë në Gjibraltar dhe sërish pas marrjes së mostrave nga IKSHPK, futbollistët kanë rezultuar negative. FC Prishtina ka dorëzuar tërë materialin e saj të provave me ndihmën edhe të avokatëve sportiv evropian.Duhet theksuar se nuk është vetëm rasti i Prishtinës që po shqyrtohet, në situatë identike ndodhet edhe skuadra më e madhe sllovake, Slovan Bratislava pas dy herë anulimit të ndeshjes në Ishujt Faroe.
Top Channel