SHBA/ Kushner thotë se normalizimi me Izraelin shton mundësitë që Emiratet të marrin gjuajtësit F-35

24/08/2020 21:18

Jared Kushner, këshilltari e dhëndri i presidentit amerikan, ka sugjeruar në një intervistë me rrjetin se marreveshja e kohëve të fundit për normalizim të lidhjeve mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit “duhet të shtojë mundësinë” për një shitje të mundshme të gjuajtësve amerikanë F-35 te ky vend.

Ai tha se çështja është kthyer në politike kohët e fundit pasi Emiratet kërkojnë prej kohësh marrveshjen e blerjes së avionëve luftarakë të avancuar F-35.
“Realiteti është se mundësitë janë më të mëdha që ata t’i marrin dhe ne jemi duke e studiuar këtë”, tha ai.

Mediat kanë raportuar më herët se shtytja e Kushner për të shitur armë të avancuara te Emiratet, përfshi dhe gjuajtësit F-35 ka krijuar konfuzion mes agjencive të sigurisë dhe komisioneve të Kongresit, të cilat kërkojnë më shumë informacion mbi çështjen.

Edhe presidenti Trump se shitja është “nën shqyrtim” gjatë një konference për shtyp, por shtoi se Emiratet e Bashkuara i kanë fondet për blerjen e pajisjeve ushtarake.

Top Channel