Të rrethuar nga policë e fuoristrada/ Autobusi i Crvena Zvezda-s mbërrinë në “Air Albania Stadium” nën masa të rrepta sigurie

24/08/2020 18:35

Numërimi mbrapsht ka filluar, derbi i Ballkanit mes Crvena Zvezda dhe Tiranës do të prodhojë një ndeshje me nota patriotike e politike.

Do të jetë pa prezencën e tifozëve por me gjasë grumbullimet edhe pse në masë vogël, do të jenë të vështirë të shmangen këtë të martë.

Në kryeqytetin shqiptar ka zbarkuar tashmë kampionia e futbollit serb dhe Policia e ka ndërmarrë masa të shtuara për mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të ndeshjes mes Tiranës dhe Crvena Zvezdës.

Sfida që merr jetë të martën në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania do të zhvillohet pa prezencën e publikut por policia do ndalojë qarkullimin në një zonë më të gjerë se perimetri i stadiumit, me qëllim sigurimin e rendit. Do të lejohen të futen në stadium vetëm ata persona të caktuar nga ekipi dhe FSHF, sipas protokollit sanitar “Për organizmin e ndeshjeve të futbollit”. Nëse do të konstatohen shkelje të protokollit do të ndërhyhet dhe do të vendosen gjoba.

Nuk do lejohen grumbullime të tifozëve në sheshe apo në ambientet përreth ndërsa do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, në të cilat nuk do lejohen të lëvizin as mjetet dhe as këmbësorët. Të martën prej orës 18:00 bllokohet rruga përreth stadiumit, rruga “Dervish Hima”, “Gjergj Filipi”, një pjesë e rrugës “Papa Gjon Pali II” dhe sheshi “Nënë Tereza”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel