E enjte, 28 Tetor 2021
17:00
Kina ndalon qiellgërvishëset: Jo më ndërtesa super të larta!

Kina ka vendosur të ndalojë ngritjen e ndërtesave super të larta në qytetet e vogla, pjesë kjo e një përpjekje për të goditur projektet e vanitetit thotë BBC.

16:54
“50 mijë euro për të vrarë Kurtin”/ Serbi dërgon mesazh, blindohet banesa e kryeministrit

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu pohoi se  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar, por nuk dha detaje se nga kush apo në çfarë rrethanash.

16:53
‘Hashashi ka mbuluar kabinën elektrike’/ Xhelal Mziu sjell foton në Kuvend: Besoj mjafton si replikë

Deputeti i PD Xhelal Mziu tha në parlament se qeveria nuk ka bërë asnjë lloj investimi në qarkun e Dibrës për sa i përket energjisë elektrike.

16:50
Trupat amerikane mbërrijnë në Tajvan, presidentja: S’kemi frikë nga Kina!

Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-Wen konfirmoi se një numër trupash amerikane kanë mbërritur në ishull me qëllimin të ndihmojnë stërvitjen e forcave ushtarake vendase, ndërsa shprehur besimin e saj të plotë se ushtria e SHBA-së do ta ndihmojë ishullin në rastin e një sulmi të Pekinit.

16:46
Drejt Tiranës me refugjatë në makinë, kapen dy të rinjtë në Gjirokastër

Dy të rinj janë arrestuar këtë të enjte në Gjirokastër, pasi po udhëtonin me tre emigrantë të paligjshëm në makinë.

16:43
Polonia “hyn në luftë” me BE-në: Ne nuk pranojmë shantazhe

“Një tjetër përpjekje për ta zhveshur Poloninë nga influence e saj mbi sistemin politik të vendit, është shantazh dhe uzurpim”; kështu e përshkroi zv/ministri polak i drejtësisë, Sebastian Kaleta vendimin e Gjykatës Europiane që e detyron Varshavën të paguajë 1 milionë euro në ditë për shkak se refuzoi të pezullonte funksionin e Dhomës Disiplinore të Gjykatës së Lartë.

16:37
Nisma e Bill dhe Melinda Gates, duan të shpërndajnë ilaçin anti Covid drejt vendeve në nevojë

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates synon ta shpërndajë ilaçin e ri kundër koronavirusit në vendet në zhvillim.

16:32
Ngjala gjak-thithëse me rreshta dhëmbësh rrethorë zbulohet pas kërkimit 20-vjeçar (fotot)

Një ngjalë me pamje tmerruese dhe rreshta spiralë dhëmbësh në trup është pikasur më në fund pas një gjuetie 20-vjeçare nga një amator i botës natyrore ne Australi.

16:32
Ministrja Balluku përplaset me Helidon Bushatin: Morët 120 mln euro kredi për TEC-in e Vlorës dhe nuk u ndez asnjë ditë, ja investimet që bënte PD

Deputeti i PD Helidon Bushati u përplas në Kuvend me ministren e Energjitikës Belinda Balluku për sektorin e energjisë.

16:31
“Zot më ndihmo”/ Beniada dhe Arditi ekzekutojnë provën javore

Gjate ditës së djeshme banorët kanë pasur një provë mjaft interesante.

16:31
Shpallen rezultatet përfundimtare: 21 komuna në balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) të enjten ka bërë shpalljen e rezultateve përfundimtare për zgjedhjet lokale të 17 tetorit në Kosovë.

16:22
Sërish lëkundje tërmeti, epiqendra në detin Adriatik

Lëkundje të lehta tërmeti janë nderë këtë pasdite në Durrës.

16:22
Bardhi në Kuvend: OSHEE-në e kthyet në bankomat personal

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në fjalën e tij në seancën plenare në Kuvend, deklaroi se sektori energjetik ndodhet në krizë.

15:53
Edhe pse vetëm miq, Fifi xhelozon sërish Granitin

Ngacmimet e bëra paraditen e sotme gjatë provës javore mes Sarës dhe Granitit duket se kanë nervozuar paksa Fifin.

15:52
Gjermani, ​Scholz premton përmirësim të situatës energjetike

Qeveria e re në vitin e parë të punës do të nisë gjithçka ndryshimet legjislative të nevojshme për të siguruar që Gjermania të ndryshojë situatën e energjisë elektrike dhe për të prodhuar mjaftueshëm për të ardhmen e industrisë, deklaroi kreu i SPD-së, Olaf Scholz.

15:49
Operacioni del me sukses, ja kur rikthehet në fushë Lucas Cardoso!

Sikur të mos mjaftonte fakti që sulmi është pika më e dobët e Partizanit në këtë sezon me vetëm 4 gola të shënuar në 6 ndeshje, trajneri Ilir Daja duhet t’i bëjë llogaritë për një kohë të gjatë edhe pa sulmuesin Lucas Cardoso.

15:46
I dashuri ‘monstër’ qëllon për vdekje të renë, thotë se vdiq ‘duke luajtur ruleta ruse’ (fotot)

Është burgosur sot për 30 vjet një burrë i mbrapshtë që qëlloi për vdekje të dashurën e tij dhe tentoi të justifikohej duke thënë se vdiq duke luajtur “ruleta ruse” me armën.

15:40
Balluku: Kur të mbarojë projekti, e gjithë Unaza e Madhe do të përshkohet për 20 minuta

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku sqaroi në Kuvend se përfundimi i projektit të Unazës së Madhe të Tiranës do të bëjë që kryeqyteti të përshkohet për 20 minuta.

15:33
Lezhë, policia zbulon brenda një banese të pabanuar rreth 50 kg hashash

Një sasi e konsiderueshme me kanabis është gjendur në një banesë të vjetër, në një prej fshatrave të Lezhës.

15:25
Muzeu mbushi 40 vjet/ Ekspozohen protagonistët e ndërtimit të muzeut historik kombëtar

Konferencës Shkencore Ndërkombëtare Muzeologjike zuri vend të mërkurën në në sallën Unesco të Muzeut Historik Kombëtar në përvjetorin e 40 të tij.

15:23
Seanca gjyqësore për Becchettin, rrëzohet kërkesa për të thirrur dëshmitarë

Ditën e sotme është zhvilluar seanca tjetër gjyqësore në ngarkim të Becchettit që akuzohet edhe për Pastrim të Produkteve të veprës penale.

15:21
Vdekja e rusëve do rindërtohet/ Prova për të zbuluar se çfarë i vrau katër turistët në Qerret

Për të zbuluar arsyet e vdekjes së katër turistëve rusë Prokuroria do të bëjë disa prova.

15:18
Fëmijët mbahen me të sëmurët/ Në Spolat të Divjakës, qendra shëndetësore shërben edhe si kopsht

Në një fshat të Divjakës, kopshti i fëmijëve është vendosur në një qendër mjekësore.

15:18
”Më mirë një Granit sesa një Donald”, banorët diskutojnë me njëri-tjetrin

Debatet e shumta duket se kanë ndarë shtëpinë në dy kampe kryesore.

15:15
Naftëtarët: Hapni uzinën/ Protesta në Ballsh, përfundoi koha e dhënë nga kryeministri

Naftëtarët e uzinës së përpunimit te thelle te naftës ne Ballsh kërkojnë rifillimin e punës.

15:15
16 raste të reja COVID-19 sot në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rasti me fatalitet si pasojë e koronavirusit.

15:06
Kërcënohet me jetë Albin Kurti/ Kryeministri i Kosovës: Nuk ndjehem i kërcënuar

Të enjten kryeministri Albin Kurti zhvilloi agjendën e tij të paralajmëruar.

15:02
Basha sulmon edhe Metën: Të ka marrë malli për Berishën, merr edhe Metën dhe qani hallet

Nga dita kur Lulzim Basha kur e përjashtoi nga grupi parlamentar Sali Berisha ka shkelur në Parlament vetëm një herë të vetme për të bërë betimit.

15:00
Rama-Basha përplasen/ Replika të forta në Kuvend për korrupsionin dhe vettingun

Edi Rama dhe Lulzim Basha e përdorën foltoren e parlamentit për të debatuar me njëri tjetrin për çështjet të aktualitetit përfshi rivalitetin mes tyre kur garonin ballë përballë për kryetar bashkie.

14:58
Ja epitetet që banorët i kanë vënë vetes

Izolimi prej disa ditësh tashme sigurisht që ka sjellë si rezultat edhe që banorët ta njohin gjithnjë e më mirë njëri-tjetrin.

14:52
“Qeveria po bën monologje”/ Açka: Ju ka zënë meraku me ‘Foltoren’ e Berishës, gjë e mirë që e keni makth

Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka nga foltorja e Kuvendit tha se qeveria gjatë gjithë kohës bën monologje duke fyer opozitën dhe se i ka zënë meraku me ‘Foltoren’ e Berishës.

14:44
Lukaku nuk mjafton, Chelsea synon edhe Erling Haaland

Largimi i mundshëm i Erling Haaland mund ta detyrojë Dortmund që të bëjë disa lëvizje të dosmosdoshme në skuadër për të plotësuar hapësirën që pritet të lërë norvegjezi. 21-vjeçari mund të largohet verën e ardhshme për shifrën e 68 milionë eurove, një shifër e përballueshme nga shumë klube në Evropë, ndaj dhe verdhezinjtë do e kenë të vështirë për ta mbajtur në Signal Iduna Park.

14:40
Debati Rama-Basha për rindërtimin dhe korrupsionin në Kuvend. Kryedemokrati sulmon për herë të parë Ilir Metën

Seanca plenare e kësaj të enjte ka nisur me një debat mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Shkak i këtij debati ishte deklarata e kryeministrit Rama, i cili theksoi se në kohën kur PD qeveriste vendin, mbahej hunda me dorë nga e era e keqe.

14:31
“Rama dhe Basha të mos flasin pafund”, këshilla e Shehit dhe komenti për borxhin publik: Ua marrim borxh kalamajve, jo investitorëve

Në fjalën e tij në Kuvend, deputeti Dashamir Shehi ka folur për borxhin publik që po përgatitet të marrë Shqipëria për të përballuar krizën energjetike.

14:28
Festa Kombëtare e Greqisë/ Ceremoni përkujtimore në Bularat dhe Këlcyrë, merr pjesë edhe ish-kampioni botëror i peshëngritjes Pirro Dhima

Në kuadrin e festimeve për Festën Kombëtare të Greqisë, në Varrezat Ushtarake të Këlcyrës dhe në Varrezat Ushtarake të Bularatit, u organizuan sot ceremoni përkujtimore për nder të ushtarakëve grekë të rënë në Luftën Italo-Greke (1940-’41).

14:25
Do ndërtohet ambasada e re italiane/ Hapet gara për projektuesit. Ftohen edhe projektuesit nga Shqipëria

Ambasada Italiane në Tiranë ka hapur një konkurs për projektimin e godinës së re të selisë diplomatike.

14:25
”Ishte inskenim”/ Banorët: Semi qau për vëmendje gjatë spektaklit

Nata e spektaklit të së martës ishte e mbushur me shumë tension dhe debate.

14:23
Gjekmarkaj ironizon Spiropalin: Ngjan gjithmonë e më shumë me Michael Jackson. E zgjidha enigmën kur dëgjova…

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, teksa ka marrë fjalën për procedurë për eurobondin, nuk ka lënë pa bërë një koment për shumicën e ministrave.

14:03
Einxhel: Marrëdhënia ime me televizionin është toksike

Einxhel Shkira është një emër i njohur për botën e televizionit dhe spektaklit.

14:01
Koronavirusi thyen rekorde në Rusi dhe Ukrainë

Rusia raportoi të enjten shifra rekorde të viktimave dhe të të infektuarve me koronavirus.

13:48
FOTOT/ Nga parada e deputetëve jashtë parlamentit te gafat në Kuvend që shkrinë së qeshuri deputetët

Që prej orës 10:00 ka nisur seanca plenare, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve politike.

13:45
E akuzoi për udhëtime me mafiozë dhe llogari të fshehtë në Maltë/ Gjiknuri i ashpër me Bardhin: Ose iki unë ose ti nga kjo sallë nëse…

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka hedhur akuza të rënda ndaj numrit 2 të partisë Socialiste, Damian Gjiknuri.

13:22
Braçe kujton tragjedinë e 21 janarit dhe ‘sfidon’ Bashën: Hajde bëjmë Vetting penal!

Pas tre orësh replikash mes Kryeministrit dhe Kryedemokratit fjalën e mori deputeti dhe ish zv.kryeministri Erion Braçe, i cili i irrituar nga ‘sulmet’ e Bashës foli me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit.

13:14
Helmimi/ Spitali i Krujës: Në urgjencë janë paraqitur 500 qytetarë, sot kanë ardhur vetëm 3 pacientë

Nga mëngjesi i së dielës e deri më tani, numri i pacientëve të paraqitur në urgjencën e Krujës, me simptoma helmimi, ka shkuar në 500, mes të cilëve 150 fëmijë. Këtë të enjte në urgjencën e këtij spitali janë paraqitur vetëm tre qytetarë, nga të cilët dy po vazhdojnë të marrin shërbimin, kurse njëri është larguar.

13:03
Basha merr sërish fjalën, reagon Braçe: Ke 3 orë që flet, boll!

Lulzim Basha ka marrë sërish fjalën në Kuvend, ndërsa Erion Braçe dhe Taulant Balla kanë reaguar menjëherë.

13:01
Tirana fiton një tjetër derbi/ E mundin Partizanin edhe në basketboll për meshkuj

Kryeqyteti “vishet” sërish bardheblu edhe pas derbit të basketbollit të meshkujve.

12:58
“Jo tigri, jo elefanti…”/ Ahmetaj acarohet me Bashën: Të lutem shumë me mua ruaj etikën

Fjalori i përdorur nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka acaruar zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, i fundit ky që i ka kërkuar të respektojë etikën e të folurit.

12:57
Rrugët e rrezikshme rreth Lezhës/ Aksidente të shumta, shkak kryqëzimet dhe mungesa e fushëpamjes

Akset rrugore Lezhe-Shkodër dhe Lezhe-Milot mbeten problem per shkaktimin e aksidenteve.

12:54
160 milionë euro fatura ujësjellësi/ Durrësi dhe Vlora në krye të detyrimeve që nuk i janë paguar ende OSHEE

Detyrime prej 20.37 mld lekësh ose 160 milionë eurosh kanë grumbulluar shoqëritë e ujësjellësve në fatura energjie ndaj OSHEE.

12:53
Semi-Donaldit: Pranoje që je xheloz, Bora duhet të jetë bërë si polic

Prova e re javore i ka vendosur në vështirësi konkurentët e “Big Brother Vip”.

12:53
“Abuzim i pacipë”/ Basha: Shtireni si kursimtarë dhe shndërroheni si Ali Baba kur flitet për tendera sekreta

Edhe me largimin e Ramës, kryetari i PD, Lulzim Basha ka vijuar me fjalën e tij duke folur për PPP, borxhin dhe Eurobondin. Basha tha se tha se bëjnë si kursimtarë, por shndërrohen si Ali Baba kur vjen puna për firmosjen e tenderave sekretë dhe PPP publikë.

12:42
Rama braktis Kuvendin, Basha i përgjigjet me ironi: Shko qetësohu në dhomën ngjitur dhe shiko cilësinë e ‘miellit’

Kryeministri Edi Rama, pas debateve të njëpasnjëshme me kreun e PD-së Lulzim Basha, në foltoren e Kuvendit, dhe në përfundim të fjalës së tij, vendosi të largohet nga salla e parlamentit pak momente para se kryedemokrati të merrte fjalën.

12:39
Ramës nuk i del e keqja me Bashën: Gjuha që përdor të turpëron ty si prind! Koha e të marrit me macen ka një limit/ Kryeministri largohet nga seanca

Kryeministrit Edi Rama nuk i del e keqja me deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim basha, i fundit ky që tha se e kishte kafshuar dhe ai ishte zhdukur për tre javë rresht.

12:30
Rama jep datën, ja kur do të hapet rruga e Arbrit. Kërkon “vëmendjen” e Bashës: Për ty jam këtu. Harroji ultimatumet

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar nga foltorja e Kuvendit se më 29 nëntor do të hapet rruga e Arbrit. Teksa po shpjegonte detaje për PPP, kreu i PD filloi të fliste me deputeten Dhurata Çupi ndërsa Rama i kërkoi që të ketë vëmendjen e tij sepse do mësonte ndonjë gjë.

12:27
Beatrix tregon arsyet që e bënë të hiqte dorë nga muzika

Beatrix është një këngëtare tepër e njohur për publikun shqiptar.

12:25
“Do ja kafshoj veshin… Zgjohu Lulzim, nuk je në ëndërr”/ Rama-Bashës: Fol mirë, je goxha burrë!

Ironitë mes Kryeministrit Rama dhe Kryedemokratit Basha nga foltorja e Parlamentit nuk kanë të sosur!

12:21
“Sarajet e Toptanëve” do të kthehen në muze të qytetit/ Veliaj: 2.5 mln dollarë për pronarët e shpronësuar

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas kalimit të godinës “Sarajet e Toptanëve” në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

12:20
Kërcënohet kryeministri i Kosovës, reagon Albin Kurti: Nuk ndjehem i rrezikuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të enjten është shprehur se nuk ndihet i rrezikuar, por sipas tij, janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara.

12:19
Formulari fake news/ Ja formulari zyrtar dhe i vetëm që përdoret për regjistrimin në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës

Formulari që qarkulloi ditën e djeshme në rrjetet sociale, në të cilin fjalët “nënë” dhe “baba” ishin zëvendësuar me termat “prindi 1” dhe “prindi 2” për regjistrimin në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës është i pavërtetë.

12:16
“I kam dhëmbët e mi, kujdesem për to”/ Basha ironi me Ramën: Njëherë që të kafshova u zhduke tre javë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ironizuar kryeministrin Edi Rama duke i thënë se atij nuk i dhemb asnjë dhëmballë, madje i ka shumë të shëndetshëm dhëmbët se kujdeset shumë për to.

12:15
Basha-Ramës: Je bërë Lukashenko i Ballkanit! Belbëzon kur vjen fjala tek vettingu i politikanëve, hiq duart nga fyti i SPAK

Kryetari i PD, Lulzim Basha e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si “Lukashenko i Ballkanit” duke i thënë se nuk mund të mbajë peng vendin duke mos votuar vettingun në politikë.

12:10
Basha i tërheq ‘veshin’ deputetit të tij: Të lutem mos ofendo! I përgjigjet Braçes: S’kam simpati për ty, por vlerësoj…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar deputetit të PD-së, Ferdinand Xhaferraj që të mos ofendojë fermerët militantë socialistët.

12:10
”Jetës nuk i dihet”/ Graniti rrëfen planet për të ardhmen

Mbasditen e djeshme Graniti dhe Fifi kanë diskuatuar mbi plane dhe qëllime që i kanë vendosur vetes për vitet në vazhdim.

12:09
Rama ironizon Bashën: E ke lexuar ti raportin e FMN? Nuk i raporton ajo vdekjet o Lulzim!

Gjatë fjalës së tij në Kuvend sot, Kryedemorakti Basha citon një raport të FMN, duke thënë se sipas këtij raporti Shqipëria është një ndër vendet me vdekshmëri të lartë si pasojë e Covid-19.

12:03
Arrestohen dy persona në Durrës, ja për çfarë akuzohen

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit për vepra të ndryshme penale.

11:59
Vettingu i politikanëve/ Rama-Bashës: Gjetje e lodhur! Nëse del si komardaret e fëmijëve, do bësh rolin e peshkaqenit

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Bashës për vettingun e politikanëve duke i thënë se është gjetje e lodhur.

11:59
“S’di si të të ndihmoj që mos shpifësh si ‘llumi'”/ Rama-Bashës: Të kam dashur dhe do të dua…

Kryeministri Rama nuk i ka ndalur ‘thumbat’ ndaj kryedemokratit Basha, por nuk kanë munguar as ato ndaj ish kryeministrit Berisha.

11:54
Rama “këshillon” Bashën: Dilu zot njerëzve të tu e mos i lër rrugëve! Ndrysho sa nuk është vonë

Në fjalën e tij në Kuvend, Edi Rama ka reaguar ndaj Bashës duke i thënë që tu dalë Zot njerëzve e të mos i lër rrugëve. Kryeministri i kërkon që të ndryshojë se nuk fiton dot me kriminelët apo bosat dhe me mënyrën e të folurit nuk e beson askush.

11:50
Rama tallet me gafën e Bashës: Hajde prap javës tjetër me “burimin e PD” dhe flasim. Me këtë gropë që po të hapet…

Replika mes Ramës dhe Bashës vijon në Kuvend. Kryeministri Edi Rama ka përmendur menjëherë gafë e Bashës me të cilën qeshi e gjithë mazhoranca dhe i tha se javën tjetër të shkojë me “burimin e PD” dhe të flasin.

11:44
Debati Basha-Rama ‘i merr fjalën’, Vasili: Ku ta kërkojmë fjalën te shkallët e Kuvendit? Boll me këtë rrumpallë parlamentare

Debati mes Kreut të PD-së dhe kryeministrin ‘i zuri radhën’ fjalës së nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili, ndërsa ky i fundit ka ngritur zërin duke kërkuar që salla e Kuvendit të funksionojë sipas rregullave!

11:42
Basha i kërkon Ramës të votojë vettingun: Lëri punët e demokratëve, se nuk ka gjë që të shpëton ty

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të enjte i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të votojë vettingun në politikë, duke i garantuar atij se do të jetë personi i parë që do hyjë në filter. Basha tha se më pas mund të vijë vetë Rama dhe të gjithë deputetët e politikanët me radhë.

11:41
”Askush më i mirë se Iliri”/ Banorët diskutojnë për leaderin e shtëpisë

Zgjedhja e leaderit të shtëpisë është një pjesë shumë e rëndësishme e lojës.

11:39
Mazhoranca shkrihet së qeshuri nga “gafa” e Bashës, kreu i PD: U shkritë se qeshuri ë? E hëngrën…

Kreu i PD ka shkrirë së qeshuri mazhorancën teksa fliste për shifrat e Agjencia e Prokurimit Publik. Në vend që të thoshte burimi i informacionit: “Buletini i APP”, tha “burimi PD”.

11:32
“Trekëndëshi i Bermudës”, Basha sulmon Ramën: Të ka marrë malli për Berishën, merrni dhe Metën dhe qani hallet bashkë

Më shumë se gjithçka tjetër ajo që tërhoqi vëmendjen këtë të enjte në sallën e Kuvendit nga debati mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut demokrat Lulzim Basha, ishte atakimi për herë të parë dhe i drejtpërdrejtë i kryedemokratit ndaj Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

11:31
“Give me a break”/ Rama i përgjigjet Bashës: Mban erë hipokrizie ore Lulzim. Kur vjen këtu bën të fortin…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të PD-së Lulzim Basha, pas akuzave për tërmetin. Rama tha se 400 familje sot rrinë në çadra sepse kanë më afër tokën dhe gjënë e gjallë, por qeveria vazhdon t’i japë bonusin e qirasë.

11:23
“Bëhu burrë”/ Rama-Bashës: I jam mirënjohës të gjithëve për nikoqirllëkun. Hajdutin që të ka mbirë në majë të gjuhës, gëlltite…

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjut kreut të PD, i cili ka akuzuar sërish për hajdutëri duke i thënë se është duhet ta gëlltisë këtë fjalë që i ka mbirë në majë të gjuhës dhe të matet mirë kur flet.

11:17
Basha akuza Ramës: Ta kanë pirë lëngun të gjithë. I frikësohesh vettingut si djalli temjanit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama se ai nuk u gjendet pranë njerëzve në fatkeqësi, por i sheh ata thjeshtë si votues, që mund t’i blejë në raste fushatash, që të sigurojë qeverisjen edhe për 4 vite të tjera.

11:14
”Nuk është vetvetja”/Fifi: Pashë një tjetër Granit më herët

Marrëdhënia kaq shumë e komentuar mes Fifit dhe Granitit duket se ka zhvillime të reja.

11:13
“Ke lexuar raportin e FMN kur haje hallvë në Egjipt?”/ Basha-Ramës: Përcakton në zyrë se kush do të marrë tenderat!

Kreu i PD, Lulzim Basha ka marrë fjalën në Kuvend për të replikuar me kryeministrin Edi Rama, teksa thotë për këtë të fundit se ka në prioritet kullat e korrupsionit, drogës dhe oligarkisë!

11:08
Basha e thotë troç në Kuvend: Bosi i kokainës ka rezervuar një kat në ndërtesën më të lartë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka marrë fjalën në Kuvend për të replikuar me kryeministrin Edi Rama duke përmendur keqadministrimin e qeverisë me korrupsionin dhe rindërtimin.

11:06
Rama sfidon Xhaferrajn: Ju ftoj të hapim së bashku dyert e shtëpive të rindërtuara. Ta mban të vish në Lezhë?

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kritikave të deputetit të Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj sa i përket akuzave për tërmetin se qeveria përfitoi nga fatkeqësia për të rrafshuar sheshet.

11:00
Rama ‘i del në krahë’ Ahmetaj, ironizon deputetin e PD-së: Nxirrni konkluzione si mjek popullor! Mbi ç’bazë ngrini akuza?

Kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë pas debatit të krijuar mes deputetit të PD-së Xhaferraj dhe ministrit Ahemtaj për ndërprerjen e rikonstruksionit të dy rrugëve ‘Miqësia’ dhe Azem Hajdari-gjelbërimi’, në Durrës dhe rindërtimin e shkollave në këtë qytet.

10:50
Rindërtimi/ Ahmetaj: Hajde vizito shkollat me mua, do ndihesh krenar. Xhaferraj: Me kënaqësi, të vijë edhe SPAK

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka ftuar deputetin e opozitës Ferdinand Xhaferraj që të shohin nga afër shkollat e rindërtuara. Ahmetaj it ha se do të krenohet dhe do të ndihet i lumtur, por nuk do e thojë publikisht, megjithëse do të ndihet mirë për familjet.

10:48
Tërmeti/ Xhaferraj-Ahmetajt: 50 viktimat i shkaktoi masakra urbane. Ju përfitoni edhe nga fatkeqësia

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinant Xhaferraj në një interpelancë me zv.kryeministrin dhe ministrin për Rindërtim, Arben Ahmetaj ka thënë se tërmeti ekspozoi faktin se qeveria është e gatshme të përfitojë edhe nga fatkeqësia.

10:39
Xhaferaj e “merr në pyetje” për rrugët e Durrësit, Ahmetaj: Procedurat mbyllen në fund të vitit

Deputeti i PD-së së qarkut të Durrësit, Ferdinand Xhaferraj ka thirrur në interpelancë zëvendëskryeministrin dhe njëkohësisht ministrin e Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave, Arben Ahmetaj.

10:36
Helmimi masiv në Krujë/ PD: Të dorëhiqet Artur Bushi. Familjet janë në krizë nga mungesa e furnizimit me ujë

Deputetja e Krujës, Merita Bakiu dhe nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj kanë folur në oborrin e Kuvendit për helmimin masiv të qytetarëve në Krujë duke thënë se kryetari i bashkisë, Artur Bushi duhet të japë dorëheqjen.

10:18
“Dosja Gërdeci”/ Pas vendimit të GJKKO-së, SPAK regjistron procedim penal ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka njoftuar sot se, ka regjistruar procedim penal ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu, për çështjen e Gërdecit.

10:12
“Papërgjegjshmëri në Krujë”/ PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës, Balla kundërshton: Të ketë më pak politizim, më shumë hetim!

Deputeti i opozitës, Alfred Rushaj ka bërë me dije se kanë depozituar një kërkesë për të ndryshuar rendin e ditës në seancën plenare të ditës së sotme për të folur në lidhje me situatën emergjente në qytetin e Krujës, ku qindra qytetarë kanë shkuar në spital për shkak të helmimit nga uji i pijshëm.

10:09
Bie gongu/ Banorët nisin provën javore, situata komike krijohen në shtëpi

Ka nisur zyrtarisht prova e re javore për konkurentët e ‘’Big Brother Vip’’.

10:05
FCC i ndalon kompanisë kineze të komunikacionit të veprojë në SHBA

Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) i Shteteve të Bashkuara i ka hequr lejen kompanisë shtetërore kineze të telekomunikacionit, China Telecom, që të operojë në Shtetet e Bashkuara, duke përmendur si arsye shqetësimet e sigurisë kombëtare.

09:58
Kaloi 299 ditë në spital, 44-vjeçari vuan ende pasojat e Covid-19

Viti i kaluar ka qenë tepër dramatik për shkak të betejës me Covid-19. Teksa numri i rasteve të reja po pësonte ulje në të gjithë botën, disa persona patën vështirësi të madhe që të shëroheshin.

09:52
Fier/ Arrestohen tre persona, ja për çfarë akuzohen. Procedohet 38-vjeçari që theu xhamin e qendrës shëndetësore

Policia e Fierit ka vënë në pranga tre persona, një prej tyre për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, si dhe dy të tjerë janë arrestuar nga qarkullimi rrugor.

09:50
“Derdhet kupa” e Koeman , shkarkohet nga pankina e Barçës

Ronald Koeman nuk është më trajner i Barcelonës. Kupa e trajnerit holandez ishte mbushur me humbjen në El Clasico të dielën dhe u derdh pikërisht mbrëmjen e djeshme me disfatën 1-0 në transfertën ndaj Rayo Vallecanos.

09:47
Shpërndanin kanabis tek “Kryqëzimi i Patokut”, arrestohen 2 të rinj: Hodhën qesen nga dritarja kur…

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Lezhës pasi u kapën duke shpërndarë kanabis në zonën e njohur si “Kryqëzimi i Patokut” në Kurbin.

09:35
Bayern rikthehet 43 vite mbrapa, Salihamidzic tregon tmerrin e Gladbahut

Bayerni i Mynihut i dha lamtumirën Kupës së Gjermanisë pas një humbjeje të befasishme me shifrat 5-*0 në transfertën nda Borussia Monchengladbach, një disfatë që do të mbahet mend gjatë nga gjigantët e futbollit gjerman.

09:33
Pa leje drejtimi dhe nën efektin e alkoolit, përplaset me barrierën mbrojtëse, arrestohet 37-vjeçari

Një 37 vjeçar është vënë nën prangat e policisë në Gjirokastër.

09:25
​Në Prishtinë sot fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Në Komunë e Prishtinës sot do të fillojë administrimi i vaksinës kundër gripit sezonal.

09:24
Kosova vendos sanksione për shtatë individë dhe një kompani për lidhje me Hezbollahun

Qeveria e Kosovës u vendosi sanksione shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah.

09:18
Në një lidhje me The Weeknd? Aktorja Angelina Jolie reagon për herë të parë

Prej kohësh përflitet se aktorja Angelina Jolie dhe këngëtari The Weeknd janë më shumë se miq. Madje, dyshja janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, por asnjë nuk ka preferuar të komentojë dyshimet.

09:02
Dyshohen për transferime fiktive, Juve e Napoli nën hetim

Prokuroria Federale në Itali ka hapur një hetim për 62 transferime futbollistësh, që dyshohet se janë bërë në mënyrë fiktive, për të ndihmuar në rregullimin e bilanceve të klubeve përkatëse, teksa në rrjetë kanë përfunduar edhe skuadra të Serisë A si Juventusi e Napoli.