Arrestohet 57-vjeçari në Mat, ushtroi dhunë fizike dhe kanosi me mjet prerës bashkëshorten e tij

07/03/2022 14:57

Një 57-vjeçar është arrestuar nga policia në Mat pasi ushtroi dhunë fizike dhe kanosi me mjet prerës  bashkëshorten e tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat,  u bë arrestimi në flagrancë i   shtetasit D. B.,  57 vjeç, banues në Burrel,  pasi në banesë ka  ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me mjet prerës thikë, bashkëshorten  e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme.

Top Channel