Projektrezoluta për mbështetjen e Ukrainës, Balla: Të shkojmë drejt votimit! Kundërshton Berisha

07/03/2022 18:00

Kreu i Grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi që të mbyllej lista e diskutuesve në Kuvend dhe të votohet direkt për projektrezolutën për mbështetjen e Ukrainës.

“Kuvendi më mirë se sa flet dhe do flasë me tekstin e kësaj rezolute nuk çfarë të thotë tjetër, të shkojmë drejt votimit dhe të mos vijojmë diskutimet”, tha Balla.

“Nuk mund të ndërpritet diskutimi, nëse ata vetë nuk i tërheqin”, tha Sali Berisha.

“Fjalën nuk ua ndërpret kush deputetëve”, tha Tritan Shehu.

Më poshtë është varianti i dakordësuar i  Projektrezolutës “PËR MBËSHTETJEN E SOVRANITETIT DHE TËRËSISË TERRITORIALE TË UKRAINËS  DHE MBROJTJEN E PARIMEVE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE TË SIGURISË EVROPIANE”, mes katër grupeve parlamentare që pritet të miratohet sot.

Projekt rezolute Ukraina

Balla ua dorëzoi ditë më parë kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike, të “Aleancës për Ndryshim” dhe të “Demokraci dhe Integrim” projekt rezolutën.

Në projektrezolutë renditen disa pika, ndër të cilat vijohet angazhimi i Shqipërisë, në bashkërendim të ngushtë me të gjitha vendet aleate dhe partnere në NATO, BE dhe me partnerë të tjerë në mbështetje të Ukrainës.

Projektrezoluta është konsultuar paraprakisht me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe nga Komisioni për Politikën e Jashtme.

Tensioni në territorin ukrainas sa vjen e rritet, ndërsa jemi në ditën e 12-të të luftës.

Top Channel