Finalizohet me sukses operacionin policor i koduar “Detonatorët” ku është vënë në pranga shtetasi me inicialet F. K., 53-vjeç, banues në Himarë.

Për pasojë,  u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 30 pako me kapsolla elektrike, detonatorë, ndezësa dhe fitil zjarrpërcjellës.

Operacioni u zhvillua nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në kuadër të zbatimit të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojmë lëndë eksplozive apo sende të tjera të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë  pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Top Channel