Kjo është kutia e fundit që do të numërohet në Bashkinë e Lushnjës, por nuk përbën ndryshim në shpalljen e fituesit, pasi Eriselda Sefa, kandidatja e Partisë Socialiste ka një numër të madh votash në krahasim me dy demokratët e tjerë.

10 orë zgjati procesi i numërimit, në një natë të gjatë pa gjumë ku fytyrat e numëruesve shprehnin qartë lodhjen por edhe vullnetin për të shpallur herët rezultatin.

Një numërues me një llogaritje të thjeshtë ka numëruar rreth 2000 fletë votimi pa pushim..

Pasi u numëruan 157 kutitë e votimit në Lushnjë, kandidatja e ps Eriselda Sefa do të vijojë detyrën si kryebashkiake e Lushnjës, jo më si e komanduar por si e zgjedhur me 21 477 vota.  (efekt brohoritja)

Në garën e parakohshme zgjedhore në  Lushnjë,  Partia Demokratike kishte vetëm 3809 vota me kandidatin e saj Indrit Sefën, me një hendek të thellë mbështetjeje

Top Channel