Avionë luftarakë nga vendet e NATO-s, përfshirë Poloninë dhe Suedinë, u ngritën në fluturim pasi Rusia nisi sulme me raketa me rreze të gjatë veprimi mbi Ukrainë gjatë natës. "Natën mes 18 dhe 19 gushtit, aviacioni me rreze të gjatë veprimi i Federatës Ruse nisi përsëri sulme me raketa në territorin ukrainas", tha ushtria polake në një deklaratë.