Reja: Të mësojmë nga gabimet/ Hysaj premton një ndeshje të veçantë me Francën
16/11/2019 19:37

Kombëtarja shqiptare mbyll kualifikueset e Euro 2020 me sfidën ndaj Francës që do të luhet në Air Albania Stadium dhe që do të transmetohet në platformën Digitalb. Sipas trajnerit Reja për kuqezinjtë është e rëndësishme që në këtë ndeshje të mësojnë nga gabimet e bëra ndaj Andorrës. “Kur hyn në fushën e lojës duhet të mendosh për fitoren cilëndo skuadër ke përpara. me Andorrën gabuam dhe ishte më shumë gabim psikologjik. Është mirë të harrojmë këtë ndeshje por duhet të mendojmë edhe këtë që Andorra nuk shënonte prej 9 vitesh dhe ndaj nesh shënoi 2 gola. Ndaj Francës motivimi është i madh duke marrë parasysh edhe nivelin e skuadrës e për më tepër Franca nuk mbyllet si Andorra. na lejon të dalim në lojën tonë dhe disa raste do t’i kemi edhe ne që duhet t’i shfrytëzojmë”, u shpreh Edoardo Reja, trajner i Kombëtares. Reja theksoi se skuadra e tij pavarësisht mungesave që ka lojtarë që mund t’i zëvendësojë. “Kemi kemi, 4 lojtarë janë të padisponueshëm. Cikalleshi, Abrashi, Xhaka, por kemi një skuadër me lojtarë që janë të barabartë në vlere. Ndaj Francës do të jetë e vështirë, është një skuadër e fortë por jo gjithnjë fiton më i forti. duhet të përdorim jo vetëm zemrën, por edhe trurin sepse duhet të tregohemi inteligjentë për t’u përballur me skuadra të tilla”, tha Reja. Përkrah trajnerit Reja, në konferencën për shtyp ishte kapiteni Elseid Hysaj që theksoi se skuadra duhet të respektojë stadiumin e ri “Ndaj Andorrës hymë me një mentalitet të ulët. duhet të kishin hyre me më shumë forcë me më shumë agresivitet. E kuptuam këtë gabim dhe në ndeshjen me Francën do të hyjmë me një mentalitet tjetër. do jetë një ndeshje e veçantë, pasi nuk e kemi ëndërruar një stadium të tillë. Do të mundohemi ta respektojmë këtë stadium me një ndeshje të mirë dhe ndoshta edhe me një fitore”, deklaroi Elseid Hysaj, futbollist i Kombëtares.

Top News- U dëbua nga autoritetet amerikane. FIFA i akordon kompensimin e plotë arbitrit Artan
14/06 14:02
Top News- U dëbua nga SHBA. Arbitri Omar Artan kthehet në vendlindje
10/06 14:22
Top News- Evropiani i 21 vjeçarëve. FSHF nis punimet në ‘Air Albania Stadium’
10/06 11:33
Top Channel/ Shqipëri-Luksemburg, testi i fundit para Champions, live dhe ekskluzivisht në DigitAlb
06/06 20:27
Top Channel/ Shqipëri-Luksemburg, testi para Ligës së Kombeve, live dhe ekskluzivisht në DigitAlb
06/06 16:01
Top News – Miqësorja me Luksemburgun/ Maran-Nuk ka skuadër të lehtë, rezultati ka rëndësi
05/06 20:45
Top Channel/ Nesër miqësorja me Luksemburgun nesër në Digitalb, trajneri: Moment delikat i skuadrës
05/06 20:03
Top News- Kombëtarja i rikthehet punës. Uzuni mungon në stërvitje, Mehmeti në gjendje gripale
04/06 14:24
Top Channel/ “Opozitë e shitur”, protestuesit ndalen para selisë së PD: Se Berisha ka mbaruar….
03/06 22:57
Top Channel/ Luhet miqësorja Shqipëri-Izrael, masa të shtuara sigurie rreth stadiumit
03/06 20:50
Top Channel/ Kuqezinjtë janë gati/ Në orën 20:00 nis Shqipëri-Izrael, ndeshja direkt në digitalb
03/06 15:29
Top Channel/ Sot Shqipëri-Izrael, masa të shtuara sigurie rreth stadiumit arena kombëtare
03/06 12:51
Top Channel/ Nesër Shqiperi-Izrael, Maran e Gjimshiti njëzëri: Jemi gati, të japim më të mirën
02/06 20:01
Top News – Maran në prag të miqësoreve/ ‘Kam parë motivim te lojtarët, rezultati ka rëndësi’
02/06 19:09
Top News – Kombëtarja luan me Izraelin/ Gjimshiti-Nisim me një staf të ri, jemi të motivuar
02/06 19:07
Top Channel/Do ndiqni skemë e Sylvinhos apo do keni një skemë tuajën? Maran: Kam provuar shumë gjëra
02/06 17:38
Top Channel/ E karakterizoni veten te futbolli sulmues apo mbrojtës? Maran: Më pëlqen të kem topin
02/06 17:38
Top Channel/ Më e rëndësishme rezultati apo performanca? Maran: Sigurisht që rezultati, por…
02/06 17:37
Top Channel/ “Koha nuk është kurrë e mjaftueshme”, Maran: Shpresoj t’i kem përcjellë idetë e mija
02/06 17:37
Top Channel/ Si ju duket Izraeli? Maran: S’do jetë e lehtë, i bëjnë skuadrat e tjera të luajnë keq
02/06 17:36