I “frikshëm” apo i çmendur?! Mes luanëve me shapkë në dorë
04/06/2018 21:26

Çdo person që do të ndodhej para një luani do të vraponte të strehohej për të shpëtuar nga kafshët e egra. Por ky nuk është aspak ajo çfarë bën Oleg Zubkov, pronari i një parku me kafshë të egra, i cili ndërhyn mes tufës së luanëve për të ndarë një “sherr” që po niste mes luaneshave.