Gulf nuk njeh tollonat, mbyll papritur disa pika
19/04/2018 20:03

Në Tiranë dhe qytete të tjera disa pika karburanti Gulf janë mbyllur papritur duke mos ofruar asnjëlloj shërbimi. Zyrtarisht nga tatimet dhe Gjykata e Tiranës thonë se nuk ka asnjë njoftim për pezullimin e aktivitetit dhe se nuk ka procedurë falimentimi, por fakti është që kjo shoqëri nuk po shet karburant.