Bie besimi në ekonomi, shkak ulja e kontratave
08/01/2018 15:21

Viti i ri po nis me një ekonomi pesimiste. Të anketuar nga Banka e Shqipërisë, bizneset dhe konsumatoret kanë treguar një mungesë besimi në ekonomi në tremujorin e fundit të 2017. Treguesi i publikuar nga Banka Qendrore flet për një rënie prej 3,9 pikës përqindjeje dhe përfshin gati të gjithë sektorët e ekonomisë.