Ballkani Perëndimor/ 7 vendet anëtare të BE-së, thirrje Komisionit Evropian
19/11/2019 19:38

Shtatë vende anëtarë të BE-së i kanë bërë thirrje Komisionit Evropian të dalë deri në në janar të 2020-tës me propozime konkrete për të përmirësuar efektivitetin e procesit të pranimit, si një instrument në mbështetje të reformave dhe përpjekjeve të integrimit në rajon. Në një letër drejtuar presidentit të KE-së, Jean Claude Juncker, këto vende kërkojnë të tregojnë se pa Ballkanin perëndimor, konsolidimi i Evropës, nuk do të jetë i plotë. Për më tepër, nuk mund të ketë dyshime, se stabiliteti i qëndrueshëm, siguria si dhe vazhdimi i procesit të reformave në rajon mund të arrihet më mirë përmes integrimit evropian. Procesi i integrimit është instrumenti thelbësor për arritjen e këtij qëllimi, duke dhënë kështu një kontribut kyç ndaj sigurisë dhe prosperitetit të Unionit. Për këtë arsye, duhet të vazhdojë pa vonesa të panevojshme. Nuk ka asnjë alternativë tjetër të aplikueshme ndaj anëtarësimit të plotë te vendeve të Ballkanit Perëndimor, nëse duam të mbrojmë me efikasitet interesat tona në rajon. Letra është firmosur nga ministrat e Jashtëm të Austrisë, Kroacisë, Çekisë, Italisë, Polonisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë. Ajo vjen në kohën kur propozimi francez për zgjerimin e BE-së është pritur me kritika. Qeveria gjermane u shpreh e hapur për ta diskutuar, por kërkon që ai të mos ketë ndikim mbi çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. BE tani duhet të mbajë fjalën e saj, sepse kushtet për fillimin e negociatave janë përmbushur. Vazhdimi i politikës së suksesshme të pranimit në BE dhe një zhvillim i qëndrueshëm afatgjatë i Ballkanit Perëndimor janë në interesin tonë strategjik”, thuhej në deklaratën e ekzekutivit gjerman. Franca ndërkohë, sipas Euobserver, pretendon se ideja e saj për një metodë të re zgjerimi po fiton mbështetje, duke nisur më së pari me atë të Danimarkës e Holandës, por edhe disa vendeve te tjera.

Top Channel/Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, Roan Brahimi u qëllua kur po merrte djalin te lodrat
10/05 12:37
Top Channel/ Gjermanët, 1.3 mld orë pune jashtë orarit: Më shumë se gjysma, nuk u paguan!
10/05 12:26
Top Channel/ Protesta kundër Izraelit në Eurovizion: “Rusinë e përjashtuat për Ukrainën”!
10/05 12:21
Top Channel/ Netanyahu “divorc” me SHBA-në: “Qëndrojmë edhe vetëm, do të luftojmë me thonj”!
10/05 12:19
Top Channel/ Orban takohet me Xi JinPing: “Kina, shtyllë e rendit të ri botëror”!
10/05 12:18
Top News/ Borell konfirmon njohjen e Palestinës: Spanja, Irlanda e vende të tjera e bëjnë këtë muaj
10/05 12:14
Top News/ Zjarri ukrainas deri në Moskë / Droni i Kievit ‘kapet’ nga mbrojtja ajrore, nuk ka dëme
10/05 12:07
Top News/ Kina, shtylla e rendit të ri botëror /Orban e Xi Jinping, vulosin partneritetin strategjik
10/05 12:04
Top News/ Bota po bëhet shumë më e rrezikshme! ’Jemi në pikën e vlimit’, frikë për luftë globale
10/05 12:03
Top News/ Anija ‘fluturuese’ në brigjet e Greqisë / Foto e pabesueshme…jo gjithçka është si duket
10/05 12:00
Top News/ Putin kërkon vazhdimësi për Rusinë / Mishustin mbetet kryeministër, nuk ka asnjë surprizë
10/05 11:54
Top News/ Bomba 907 kg ‘që çajnë’ mushkëritë / SHBA ndalon armët drejt Izraelit, sa ndikon kjo?
10/05 11:52
Top News/ Izraeli shkon në finale mes protestash/Besa nuk kualifikohet, tensione në Malmo të Suedisë
10/05 11:47
Top News/ Artileria e rëndë vjen në Ukrainë/Gjermania, edhe tre sisteme HIMARS për Kievin
10/05 11:33
Top News/ Netanyahu sfidon armët e SHBA/ ‘Hamasin do ta luftojmë edhe me thonjtë tanë’
10/05 10:17
Top News/ Zelensky shkarkon dhe kreun e Gardës/Masa të rrepta pas zbulimit të komplotit për ta vrarë
10/05 09:50
Top News/ Rusia tregon dhëmbët, tregon arsenalin ushtarak që disponon
10/05 08:30
Top News/ Ndihma nga qielli për civilët! Britania lëshon me parashuta 110 ton ushqime
09/05 21:57
Top News/ ‘Hakmarrje ndaj Izraelit’/ Huthi-Do sulmojmë çdo anije
09/05 21:56
Top Channel/ Përkeqësohet gjendja në Rafah, mbyllen spitalet pas sulmeve të fundit
09/05 21:34