Top News/ Anija ‘fluturuese’ në brigjet e Greqisë / Foto e pabesueshme…jo gjithçka është si duket
10/05/2024 12:00

Ky është momenti i pabesueshëm kur një anije e madhe mallrash u shfaq duke lundruar në ajër në brigjet e Greqisë në një iluzion optik mahnitës. Shikuesit mbetën të habitur pasi anija e mallrave Achilleas dukej sikur fluturonte mbi horizont ndërsa udhëtonte mes drejt një prej ishujve grekë. Fotoja marramendëse, e realizuar nga një fotograf grek Nontas Kalogiann, është shembull i një mirazhi kompleks të quajtur Fata Morgana. Pavarësisht pamjes si anije fantazmë, efekti ka një shpjegim të thjeshtë. Fenomeni ndodh kur dielli ngroh atmosferën ose mbi tokë ose mbi det. Një shtresë ajri më i ngrohtë vendoset mbi një shtresë ajri të ftohtë, duke bërë që imazhi i anijes të përkulet dhe ngjyrat të përzihen së bashku. Që një Fata Morgana të shfaqet, kushtet atmosferike duhet të jenë të përshtatshme. Fillon me një masë ajri të ftohtë afër tokës ose sipërfaqes së ujit e mbi të një shtresë ajri më të ngrohtë. Megjithëse fenomeni mund të ndodhë shpesh në tokë, ai është i zakonshëm edhe në det pasi uji ndihmon në formimin e shtresës së ajrit të ftohtë që kërkohet poshtë. Mirazhi e ka marrë emrin nga Morgan le Fay - një magjistare nga legjenda Arthuriane - që thuhet se përdori magjinë e saj për të joshur marinarët e padëshiruar në kurthet e saj. Mirazhi mendohet të jetë arsyeja e shikimit të Holandezit Fluturues, një "anije fantazmë" e shekullit të 17-të, e dënuar të lundrojë përgjithmonë nëpër dete. Një pamje e ngjashme e iluzionit u kap në brigjet britanike në vitin 2022. Ajo tregonte një anije të madhe mallrash "që lundronte në ajër " pranë fshatit të vogël Coverack në Cornëall.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55