Top News/ Artileria e rëndë vjen në Ukrainë/Gjermania, edhe tre sisteme HIMARS për Kievin
10/05/2024 11:33

Tre sisteme të tjera raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, të njohura si HIMARS, do t’i dërgohen Ukrainës nga aleatët e saj perëndimorë, tha të enjten ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistorius. “Ato vijnë nga stoqet e Forcave të Armatosura të SHBA-së dhe do të paguhen nga ne”, tha Pistorius pas një takimi me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, në Uashington. HIMARS është një raketahedhës i vendosur në kamion, i cili mund shkrep raketa të shumëfishta përnjëherë. Raketat me të cilat furnizohet Ukraina kanë një shtrirje prej 80 kilometrash. Njoftimi i ministrit gjerman erdhi në të njëjtën ditë kur presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij mund t’i ndalojë forcat ruse të përparojnë në lindje, nëse aleatët i rrisin furnizimet me armë. Rusia ka shënuar fitore të vogla territoriale, por të qëndrueshme, në lindje të Ukrainës, që nga fillimi i këtij viti. “Ne po bëjmë presion maksimal mbi partnerët tanë për t’i shtuar dërgesat e armëve”, tha Zelensky të enjten. “Nëse ato rriten, ne do të jemi në gjendje t’i ndalojmë [forcat ruse] në lindje”, shtoi ai. Rusia ka nisur pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Prej atëherë, Perëndimi e ka ndihmuar vazhdimisht me armatim, ndërsa kundër Rusisë ka miratuar disa runde sanksionesh.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55