Sot, shqiptarët në Europa League
17/08/2017
Ndeshjet e para të “playoff”-it në Europa League do të vendosin shumë mbi skuadrat që do të vazhdojnë aventurën në grupet e kupës më të vogël kontinentale dhe sytë e shqiptarëve janë mbërthyer te Skënderbeu.

Korçarët do të impenjohen sot në orën 19:00 në stadiumin Maksimir të Zagrebit ndaj Dinamos vendase, një 90 minutësh i vështirë, por që nuk përjashton surpriza.

Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, u shfaq mjaft optimist. Sipas teknikut bardhekuq, ekipi do të luajë për një rezultat pozitiv edhe pse është i ndërgjegjshëm për cilësinë e kundërshtarit që ka përballë.

Ndërkohë, në kampin tjetër Dinamo e Zagrebit do të duhet të bëjë pa një prej futbollistëve më të mirë, Soudani, i cili ka probleme me muskujt.

"Ne e respektojmë Skënderbeun pasi ka lojtarë të mirë, por do të përqendrohemi në skuadrën tonë për të marrë fitoren. Çdo futbollist duhet të jetë 100%, pasi luajmë në shtëpi", tha trajneri i Dinamos, Cvitanovic.
 
Ndërkohë, sot në mbrëmje Shkëndija e Tetovës do të luajë në San Siro ndaj Milanit. Ekipi shqiptar i Maqedonisë e di se ka përballë një nga skuadrat më të mira në Europë, por trajneri Qatip Osmani premton se do të bëjnë maksimumin.

Ndeshja mes Milanit dhe Shkëndijës do të nisë në orën 20:45.

/ Top Channel


LAJME TE NGJASHME

MË TË LEXUARAT




Top Channel 2001 - 2016
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.