Von der Leyen ‘ka marrë fund’, thotë kreu i grupit konservator të PE, Tertsch (fotot)

26/04/2024 17:53
Eurodeputeti i VOX ,Hermann Tertsch

Ursula von der Leyen është “e mbaruar” dhe nuk do të rizgjidhet në krye të Komisionit Evropian pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit në BE, tha sot figura e vjetër e grupit të eurodeputetëve Konservatorë, Reformistë (ECR).

Përfaqësuesi i partisë VOX, Hermann Tertsch tha për rrjetin ‘Brussels Signal’ se Partia Evropiane e Popullit (EPP) nuk do të mbajë më Von der Leyen si kandidate kryesore, pasi me të nuk do të arrinte mbështetjen e nevojshme siç ndodhi në 2019.

Kjo dhe disa skandale me të cilat është lidhur kryetarja aktuale, do të jenë arsyet e zëvendësimit të saj, tha Tertsch.

“Ursula von der Leyen do të zhduket përfundimisht,” tha zv. kryetari i grupit parlamentar.

“Së pari mendoj se është e mbaruar pasi nuk ka më maxhorancë në Parlamentin Evropian, dhe së dyti besoj se EPP është penduar që caktoi kandidate kryesore”, tha Tertsch, mes të tjera zhurmave në lidhje me të ardhmen e von der Leyen.

Tertsch shtonte se dhe e ardhmja e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez dukej e vrazhdë, duke thënë se mund të ndiqet penalisht sapo të lërë zyrën.

Tertsch akuzonte më tej Sánchez për shkeljen e “shumë ligjeve” duke u bërë i ngjashëm me një “diktator amerikano-jugor”, që nuk largohet nga posti prej frikës se do të japë llogari.

FOTO GALERI
1/3
“Ursula von der Leyen do të zhduket përfundimisht,” tha zv. kryetari i grupit parlamentar.

Top Channel