Shitje brenda vitit ose ndalim në SHBA: Ky ishte ultimatum që i përcolli senati amerikan kompanisë kineze ByteDance me dritën jeshile të dhënë masës së ashpër tëe lidhur me aplikacionin e famshëm të saj, TikTok.

Por kompania që zotëron platformën e videove e bëri të qartë se nuk ka ndërmend ta shesë atë. “TikTok-u nuk do të shitet”, tha ByteDance llogarinë e vet zyrtare në Toutiao, një rrjet social të cilin gjithashtu e ka po ajo në pronësi, teksa më herët e bëri të qartë se do të ankohet në gjykatë kundër ligjit të cilin e përshkroi si “jokushtetues”.

Njoftimi nga ByteDance ishte përgjigje ndaj një artikulli në media se ajo ishte duke e shqyrtuar shitjen e mundshme të TikTok-ut në SHBA. “Raportimet në mediat e huaja për shitjen e TikTok-ut nga ByteDance janë të pavërteta”, theksoi kompania. Presidenti amerikan, Joe Biden, e firmosi të mërkurën ligjin i cili do ta ndalojë TikTok-un në Shtetet e Bashkuara, nëse pronari i saj ByteDance nuk e shet brenda një viti. Ligjvënësit nga të dyja partitë në SHBA – si dhe zyrtarët ligjorë dhe të inteligjencës – kanë shprehur shqetësime se autoritetet kineze mund ta detyrojnë ByteDance-in t’i dorëzojë atyre të dhënat e më shumë se 170 milionë amerikanëve që e përdorin TikTok-un.

Por TikTok-u i ka hedhur poshtë pretendimet se mund të përdoret si mjet i Qeverisë kineze. Ejksperti Dan Ives it ha CNN-it megjithatë se nukë shtë e vështirë të kuptohet përse të mëdhenjtë e Silicon Valley duan të shtiejnë në dorë TikTok-un, të cilin e përshkroi si aplikacionin më të vyer në planet të cilin ata nuk e kanë nën kontroll.

Top Channel