Dasma e Skënderbeut! Festa e përvitshme me vënien në skenë të martesës në Ardenicë

26/04/2024 15:33

573 vite më parë, në Manastirin e Ardenicës është organizuar martesa e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu me Donikn.

Çdo 26 prill është bërë traditë që banorët e Ardenicës organizojnë festën lokale në përkujtim të dasmës së madhe. Tradita ri-inskenohet nga dy gjimnazistë te veshur me kostume popullore.

Ky organizim është një mundësi që tradita të përçohet edhe për brezat e rinj..

Ardenica është zona turistike me e rëndësishme e qytetit të Lushnjës, ndaj festa të tilla organizohen edhe për promovimin e saj.

Në këtë ditë, përveç këngëve dhe valleve popullore, organizohet edhe panairi i gatimeve tradicionale.

Top Channel