Top Story/ “Kërkoi ekspertim të telefonit jashtë Shqipërisë”, gazetarja Hoxha zbardh detajet nga seanca me dyer të mbyllura, çfarë deklaroi Vlora Hyseni në SPAK
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga projekti fitues për ndërtimin e qendrës “EXPO ALBANIA” që siç e theksoi edhe vetë gjatë fjalës së tij në finale e konkurruesve, do të jetë një kompleks modern për organizimin e panaireve, eventeve, ekspozitave të artit.
Rama shkruan se është shpallur fituese ideja e arkitektit amerikan Steven Holl duke e cilësuar projektin si një “xhevahir” të koleksionit të arkitektëve bashkëkohorë në Tiranë.
“Mirëmëngjes dhe me projekt-idenë fituese të arkitektit të famshëm amerikan Steven Holl, në finalen e konkursin ndërkombëtar për EXPO ALBANIA, që do të jetë një kompleks modern për organizimin e panaireve, ekspozitave të artit, kulturës, historisë, konferencave e takimeve të shumëllojshme, si edhe një tjetër xhevahir i koleksionit të arkitektëve bashkohorë në Tiranë, për një ofertë të re për #Shqipërinë2030??, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.
Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama tha se qendra e re duhet të jetë një destinacion për qytetarët e Tiranës dhe për turistët që vizitojnë vendin tonë.
Top Channel