“Martesa me kushte”, vihet në skenë në teatrin e Durrësit vepra e Dario Fo

26/04/2024 12:39

Komedia e nobelistit Dario Fo “Martesë me kushte” ka nisur të shfaqet në teatrin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit.

Me regji të Altin Bashës dhe interpretuar nga aktorët Olta Daku dhe Gazmend Gjoka, komedia sjell plot humor situatat problematike që vijnë nga vendimi për një çift të hapur ndaj përvojave jashtë martesore.

Kjo komedi e kthen aktorin protagonist të saj sërish në Durrës, pas një mungese disavjeçare.

“Kam disa vjet që s’kam qenë në teatrin e Durrësit, po nga kujtimet e vjetra jam shumë i kënaqur me spektatori dhe besoj do të pritet shumë mirë. Kjo për disa arsye. Vepra është një vepër e jashtëzakonshme e nobelistit Dario Fo, me regji shumë të mirë të Altin Bashës dhe një partnere e jashtëzakonshme si Olta Daku dhe mikpritje nga teatri “A. Moisiu” dhe them se do të pritet mirë nga spektatori.”- tha aktori Gazment Gjoka.

E vënë në shumë skena të botës, edhe në vendin tonë, nga trupa të ndryshme, komedia u mirëprit nga spektatorët për temën universale që trajton. Ata duartrokitën gjatë interpretimin, regjinë dhe skenografinë e shfaqjes, ndërsa ashtu si dhe aktori Gjoka shprehin qëndrim kritik ndaj martesave të hapura, ku bashkëshortët e kërkojnë pasionin jashtë martesës duke u përballur dhe me pasojat e veprimeve të tyre.

“Spektakël. Të jetë Olta dhe të mos ketë shfaqje?!”
“U kënaqëm shumë. Bravo!” (dhe reagimin per ciftin e hapur)
“Shumë e bukur.
– Jeni dakord me çiftin e hapur? – Pak herët për mentalitetin shqiptar, po shumë bukur.”- u shprehën disa prej spektatorëve.

“Unë si tip beqari i shoh me sy kritik. Po të isha pjesë e komunitetit të të martuarve do të kisha pak siklet.”– tha aktori Gjoka.

Pas natës së parë, komedia do të vijojë të shfaqet në teatrin e Durrësit edhe në tri netët në vazhdim.

Top Channel