“Po fantazon për bjonde të gjata ukrainase”, Vangjeli nervozohet keq nga Gjekmarkaj: Jeni si goca bjonde, s’ka top që ju…

26/04/2024 10:11

Mbrëmjen e djeshme në “Top Story” Gjekmarkaj dhe Lorenc Vangjeli kanë debatuar me njëri-tjetrin, ku nuk kanë kursyer as ofendimet.

Gjekmarkaj e akuzon Vangjelin se “sot nuk është në gjendje të trajtojë tema si ajo e Gaz Bardhit, por të fantazojë për bjonde të gjata ukrainase”. Vangjeli nuk e priti mirë këtë gjë dhe u shpreh se “ai dhe shokët e tij janë pushtues të opinionit publik që si “goca bjonde” i kanë rënë në qafë zanatit”.

Gjekmarkaj: Kuptova që Lorenci ka ardhur me shumë besdi për të përballuar një temë për Gaz Bardhin, për departamentin e shtetit, për Rain, SPAK-un, korrupsionin, kur zemra e tij dhe e gjithë fantazia e tij në këtë mespranvere dhe dëshira prej shkrimtari dhe publicisti, e çon tek bjondet e gjata ukrainase, ku me fantazinë e tij duhet të mbushin rrugët dhe t’ja heqin këtë mërzi me tema politike.

Vangjeli: Kjo tregon që jam i shëndetshëm. E di mëkat ti këtë?

Gjekmarkaj: Sot se ardhur shumë i besdisur dhe ke marrë si mision partie dhe uroj që në fund shpresoj ta mbyllësh me një “poshtë Gaz Bardhi, rroftë Edi Rama” dhe e nderon këtë studio.

Vangjeli: Pse ti mendon që unë e mendoj Gazin kur dal nga kjo dera? Unë nuk shikoj bardhe e zi. Unë mendoj që ju nënpunës politik që mendoni për rrogën që do merrni pas 2025. Ju pushtues të opinionin publik të pashpirt të gjithë si goca bjonde sipas identifikimit që ka barcaleta, i keni rënë në qafë këtij zanati. Unë jam në zanatin tim, jam shumë i lumtur dhe jam gjithmonë në top.

Gjekmarkaj: Ja fut me top kot.

Vangjeli: Jam gjithmonë në top edhe kur juve s’ka top që ju merr përpara.

Top Channel