Yjet për tërmetin, ndihmë e mbështetje për viktimat
29/11/2019 19:55

Yjet e popit, Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha, kanë shprehur mbështetjen e tyre për Shqipërinë në mediat sociale, pas tërmetit vdekjeprurës që mori dhjetëra jetë njerëzish. “Ju sugjeroj që kushdo që mundet, të gjejë një familje apo një organizatë bamirëse apo një mënyrë për të ndihmuar në rindërtimin e shtëpive të viktimave të tërmetit. Familja e parë që kam zgjedhur unë të ndihmoj, është familja Sala, dhe ne do të ndjekim progresin në këtë rast dhe ato të familjeve të tjera që kanë nevojë për të njëjtën ndihmë” shkruante Rita Ora në “facebook” duke ndarë edhe një link për donacionet. Ndërsa Dua Lipa, shkruan në “Instagram”: “Si gjithnjë, ne jemi të bashkuar dhe të gjithë bashkë kërkojmë mënyrat më të mira për të ndihmuar familjet e prekura, fëmijët që kanë humbur prindërit, prindërit që kanë humbur fëmijët dhe miqtë që kërkojnë të gjejnë njëri tjetrin dhe të jenë atje për të dashurit e tyre”. Përveç donacioneve private, Dua Lipa tha se do të punonte me stilistë shqiptarë për një projekt për mbledhje fondesh për viktimat e tërmetit. Ne kemi dhënë prova se jemi të fortë dhe në momente të tilla ne bëhemi bashkë si komb – tha ajo. Ndërsa Bebe Rexha, tha se ajo do të vizitonte Shqipërinë për ti dhënë njerëzve ushqim, ujë, e për ti ndihmuar të ndërtojnë shtëpitë e tyre. “Shumë prej jush e dini se unë dhe familja ime jemi nga Shqipëria. Ndaj unë kam vendosur të hap një llogari për të ndihmuar të gjithë njerëzit në nevojë. Do të shkoj personalisht në Shqipëri për të garantuar që paratë të përdoren atje ku është më shumë e nevojshme”. Dhe brenda pak orësh, u arrit objektivi prej 100 mije dollarësh te mbledhura prej saj.

Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45
Top News- ‘Rreziku i një Holokausti të dytë’/ Netanyahu kërcënon Iranin dy ditë para zgjedhjeve
25/10 21:30
Top Channel/ Nga diplomacia te armët dhe Izraeli, çfarë ndryshon nëse demokratët fitojnë në SHBA
25/10 20:04