Është një dhunti e bukur – një arratisje shpirtërore e mendore që të çlodh e të përkëdhel. Dhe libri është i tëri një kredhje e lehtë në fëmijërinë e çdokujt që ka jetuar atë periudhë me gjithë vështirësite e saj. Ka më shumë ëndrra në cdo faqe por dhe luftra në shkallë minore dhe më lart. Ka mësime jete, të domosdoshme për një publik që e ka flakur tej respektin për durimin dhe kohën që duhet t’i kushtojmë tjetrit qoftë dhe duke e dëgjuar.