Nëse një njeri gjen arsyet, por jo forcën, për të vrarë veten ndërkohë që e shkuara e familjes e përndjek fshehurazi, tek kalon si gjarpër sa nga njëra brezni tek tjetra; nëse ndien se nuk do të ndiesh, por s’e shmang dot domosdoshmërinë për t’u ndier gjallë...të gjitha ndjesitë e një dashurie në një roman të ri. Por kjo është një dashuri tjetër. Shqipëria në dy kohë- Vangjush Saro; është një ese për zhvillimet në kulturë e art në periudha të ndryshme të jetës së vendit. Shkrimtari dhe publicisti V. Saro, i cili prej disa kohësh jeton në Kanada, shkruan se në shoqërinë shqiptare ndizen, shuhen e rindizen polemika të ashpra për të shkuarën dhe për të tashmen. Si është reflektimi i tij?