Aleksandar Tišma; ky është një rrëfim mbi fatin tragjik të hebrenjve të Novi Sadit përmes një të mbijetuari, Miroslav Blami, i cili shpëtoi falë konvertimit të tij. Libri ndjek identifikimin e heroit me viktimën, pjekurinë e vetëdijes së tij se pavarësisht gjithçkaje ose për shkak të çdo gjëje, ai është i destinuar të mbetet viktimë. Por në roman hapet një temë e rëndësishme: trajtimi i së shkuarës duke u përballur me të. Vitrina e Librit është rubrika e përjavshme e titujve më të rinj të librave në arenën shqipfolëse. Dritarja e librit ndër më artistiket në ekranet shqiptare ka si qëllim paraqitjen e disa prej librave më të bukur të cdo jave. Tematika e tyre kryesisht është përzgjedhur të jetë artistike/ kulturore. Vitrina e librit i kushton hapësirë përkujtimore emrave të mëdhenj të letërsisë botërore dhe shqiptare. Kjo hapësirë televizive dedikuar librit i kushton një rëndësi të vecantë dhe promovimit të autorëve të rinj, duke nxitur kështu talentet e reja të spikasin me frymëzimet e tyre. Autore: Monika STAFA