Kush është Giorgio Vasari? Cfarë përfaqson ai në Rilindjen italiane? Si lindi vepra e tij e madhe mbi jetët e artistëve më në zë të kohës? Vlerësime dhe anekdota argëtuese rreth jetës së disa prej artistëve përshkruhen në librin e tij, që nga figura si Xhioto, Mazaçio, Leonardo, Rafaelo, Mikelanxhelo e deri tek ato të artistëve që njihen vetëm nga specialistët. Një vepër që përgjatë shekujve shërbeu si sfond për të kuptuar artin e madh të kësaj periudhe.