Ish presidenti francez Nicolas Sarkozy publikon librin me kujtime ku flet për jetën e tij si president i Francës, debatin për rikthimin në politikë, raportet me të djathtën franceze dhe marrëdhëniet me bashkëshorten e tij, Carla Bruni. Në këtë autobiografi Sarkozy hedh gjemba edhe mbi ish-bashkëpunëtorët e tij, si ish-kryeministrin Fillon dhe lidhjet me botën e biznesit dhe politikës franceze.