Hong Kongu do tu dhurojë banorëve të tij një tufë me para që ata ti shpenzojnë ndërkohë që vetë qeveria lokale përpiqet të shpëtojë ekonominë në rrezik nga protestat e pandalshme dhe epidemia e koronavirusit. Zemra financiare e Azisë, tha të mërkurën se masa, një paketë stimulimi prej 120 miliardë dollarësh të Hong Kongut ose 15.4 miliardë dollarë amerikanë, do të përfshijë dhënien e 10 mijë dollarëve të Hong Kongut ose rreth 1280 dollarëve amerikanë të gjithë banorëve rezidentë në qytet që janë mbi moshën 18 vjeç.