Top News- Drogonte gruan, abuzonte dhe e filmonte, shokohen gjermanët
20/12/2025 13:10

Një gjykatë në qytetin gjerman të Aachenit ka dënuar një burrë me tetë vjet e gjysmë burg për drogim dhe përdhunim të përsëritur ndaj gruas së tij, filmim të akteve dhe më pas postim të tyre në internet. Burri, i identifikuar si Fernando P në përputhje me ligjet gjermane të privatësisë, u shpall fajtor për përdhunim të rënduar, lëndim të rëndë trupor dhe shkelje të privatësisë personale. Gjykata e shpalli 61-vjeçarin, i cili është me origjinë nga Spanja, fajtor për drogimin dhe përdhunimin e gruas së tij në shtëpinë e tyre për një periudhë disavjeçare nga viti 2018 deri në vitin 2024. Një zëdhënëse e gjykatës, Katharina Effert, tha se burri gjithashtu filmoi abuzimin dhe e ndau atë në internet. "Ai ngarkoi video të këtyre akteve në grupet e bisedave dhe platformat e internetit, duke i bërë ato të disponueshme për përdoruesit e tjerë", tha ajo. Pjesa më e madhe e gjyqit u zhvillua me dyer të mbyllura për të mbrojtur identitetin e gruas së tij. Avokatja e saj, Nicole Servaty, u tha gazetarëve se viktima ishte në gjendje të dëshmonte, të shprehte ndjenjat e saj dhe gjithçka që e kishte ndodhur. Ajo tha se vendimi nuk mund të kompensojë atë që ndodhi. "Por mund të ndihmojë pak për t'u përballur me gjërat dhe për t'i përpunuar ato." Vendimi pritet të apelohet për një dënim më të rëndë.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20