Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12/2025 19:30

I dërguari rus, Kirill Dmitriev, tnjoftoi se po niset drejt Majamit të Shteteve të Bashkuara ku do të mbahet një rund i ri i bisedimeve për dhënien fund të luftës në Ukrainë. “Rrugës për në Miami”, shkroi Dmitriev në një postim në X, duke shtuar një emoji pëllumbi dhe duke bashkëngjitur një video të shkurtër të diellit të mëngjesit që depërtonte përmes reve mbi një plazh me palma. “Teksa nxitësit e luftës vazhdojnë të punojnë pa pushim për të minuar planin amerikan të paqes për Ukrainën, më erdhi ndër mend kjo video nga vizita ime e mëparshme, drita që depërton përmes reve të stuhisë”, shkroi ai. Ekipet ukrainase dhe evropiane ishin gjithashtu në qytetin amerikan për negociatat e ndërmjetësuara nga i dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump, Steve Ëitkoff, dhe dhëndri i presidentit, Jared Kushner. Përfshirja e të gjiytha kapmeve në bisedime shënon një hap përpara krahasuar me fazën e mëparshme, kur amerikanët zhvillonin negociata të ndara me secilën palë në vende të ndryshme. Megjithatë, ka pak gjasa që Dmitriev të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me negociatorët ukrainas dhe evropianë, pasi marrëdhëniet mes dy palëve mbeten të tensionuara, raportojnë mediat ndërkombëtare. Moska, që nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022, argumenton se përfshirja e Evropës në bisedime vetëm do ta pengojë procesin dhe tenton t’i paraqesë udhëheqësit e kontinentit si pro luftës. Bisedimet e fundjavës vijnë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, u zotua të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë, duke lavdëruar përparimet e Moskës në fushëbetejë, gati katër vjet pas nisjes së luftës.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20