Top News – Putinit i ‘shterojnë’ të ardhurat. Inflacioni ‘vret’ Rusinë, por nuk prek ushtrinë
20/12/2025 12:30

Ekonomia ruse po përballet me vështirësi këtë vit. Krahas inflacionit edhe deficiti buxhetor është në rritje, për shkak të shpenzimeve masive ushtarake dhe po ashtu ka tkurrje të të ardhurave nga nafta dhe gazi natyror. Rritja ekonomike është ngadalësuar ndjeshëm gjithashtu. Por stuhia ekonomike që po shtohet nuk ka gjasa ta sjellë Presidentin Vladimir Putin në tryezën e negociatave së shpejti për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Analistët thonë se Kremlini mund ta përballojë këtë për shumë vite të tjera me ritmin aktual të luftimeve dhe me sanksionet ekzistuese perëndimore në fuqi. Ekonomistë rusë në mërgim, anti-Putin, besojnë se aftësia e Kremlinit për ta zhvilluar luftën është e papenguar nga asnjë kufizim ekonomik . Sanksionet perëndimore nuk i kanë shkaktuar mjaftueshëm dëme ekonomisë së Rusisë, e cila është e bazuar tek energjia. “Për sa kohë që Rusia nxjerr naftë dhe e shet atë me një çmim mjaft të arsyeshëm, ajo ka para të mjaftueshme për të bërë gjithçka” - tha për CNN Richard Connolly, ekspert i sigurisë ndërkombëtare. Ashtu si ekspertë të tjerë, Connolly tha gjithashtu se inflacioni në Rusinë post-sovjetike ka qenë gjithmonë i lartë, kështu që konsumatorët janë mësuar me të. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar që inflacioni vjetor në Rusi do të jetë mesatarisht 7.6% këtë vit, nga 9.5% në vitin 2024. Rusia tani po shpenzon gati 40% të buxhetit të saj “për agresion”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte , më parë këtë muaj. Shpenzimet më të larta kanë krijuar një klasë të re “fituesish” ekonomikë të kohës së luftës, që janë prodhuesit e armëve. Si rezultat, pabarazia ekonomike në Rusi ka rënë, që do të thotë se Putini përballet me më pak presion nga disa sektorë të shoqërisë.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20