Veliaj viziton qendrën sociale “Strehëza” në Shkozë: Mbani afër njerëzit e zemrës
14/02/2021 14:28

Në këto ditë të ftohta dimri, sidomos si kjo e sotmja, ku qyteti u mbulua dëbora, Bashkia e Tiranës me të gjitha strukturat e saj është në gatishmëri për të ndihmuar të pastrehët, për të pastruar rrugët apo për t’i ardhur në ndihmë kujtdo që ka nevojë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi në Qendrën Sociale “Strehëza” në Shkozë, personat e strehuar aty, per te cilet ekipi i terrenit u kujdes që të kalonin mbrëmjen në një ambient të ngrohtë dhe me ushqim. Veliaj theksoi se është e rëndësishme që qytetarët të jenë të sigurt dhe me kushtet e duhura në këto ditë të ftohta, ndaj edhe vëmendja më e madhe do jetë për ta. “Rrugët dhe pemët mund t’i rikuperojmë, por njerëzit janë të parikuperueshëm. Kjo është arsyeja pse i kemi dhënë një vëmendje të veçantë atyre që janë në situatë rruge. Siç e patë edhe nga një sondazh i vogël, qoftë edhe në tavolinën e drekës sot, me ata qytetarë që janë kapur në situatë rruge, nga 20 vetë, vetëm dy janë të Tiranës, 18 vijnë nga qytete të tjera”, tha Veliaj. Ai u bëri thirrje familjarëve që t’i mbajnë afër njerëzit e zemrës, ndërsa tha se janë 5 qendra sociale në gatishmëri për raste të tilla. Gjithashtu, Veliaj siguroi që ekipet e Bashkisë së Tiranës do të jenë gjithmonë aty për të ndihmuar këdo që ka nevojë në ditë të vështira, duke i ofruar një strehë të ngrohtë si në familje. Ndërsa, u kërkoi qytetarëve të Tiranës që të raportojnë çdo lloj problemi që mund të hasin, duke u rikujtuar atyre numrin ku mund të telefonojnë. “Ne vërtet kemi vështirësi e nevoja, por nuk jemi keq për të hapur zemrat, dyert, për t’u siguruar që janë ngrohtë, kanë një shtrat ku rrinë brenda dhe jo poshtë urave. Sigurisht do kujdesemi që të bëjmë edhe transportin, për t’i rikthyer në familjet e tyre ata që janë nga qytete të tjera, që është edhe shumica e këtij kontigjenti. Nëse ka pemë të tjera që kanë rënë ose janë gati për të rënë, ju lutem sinjalizoni, 0800 0888, që të kemi mundësi që skuadrat e sharrave të presin drutë, të hapin rrugën dhe të vazhdojë qarkullimi normalisht”, theksoi ai.

Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22
Top Channel/ Pallati shpallet i pabanueshëm. Dy viktima nga shpërthimi në Elbasan
05/11 15:20
Top News – ‘Jemi në kilometrin e fundit drejt BE’. Rama merr raportin, flet për dhunën në protesta
05/11 15:14
Top Channel/ Studentët çojnë qeverinë në gjyq, kërkohet pezullimi i gjobave në protesta
05/11 15:12
Top Channel/Merr progres-raportin, Rama: Kilometri i fundit për në BE. Shmang akuzat e Veliajt
05/11 15:08
Top News – ‘Shqipëria ka ecur përpara’. BE ‘flet shqip’ në Tiranë, ‘por rruga jo fushë me lule’
05/11 15:01
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – 292 vite burg për ‘Plumbin e Artë’. Pretenca e SPAK për 15 të pandehurit e dosjes makabre
05/11 14:59
Top News – KLP kërkon më shumë fonde: Na duhen për procesin e integrimit
05/11 13:40
Top News – ‘Duhet të ngremë zërin kur dhunohen politikanët’, thotë deputetja e PS, Iris Luarasi
05/11 13:39
Top News – PS prezanton e vetme buxhetin për shëndetësinë
05/11 13:35
Top News – Rama pyetet për Veliajn në konferencën me Ambasadoren e BE
05/11 13:17
Top News – Nuk ka fondet për fermerët. Raporti i KE, 90 mln eurot e IPARD mbeten të bllokuara
05/11 13:12
Top News – Ulen nafta e benzina/ Bordi cakton çmimet e reja për shitjen e karburanteve
05/11 13:07
Top News – ‘Shqiptarët duan Europën, Rama do pushtetin’/ Tabaku pas Raportit të KE: PS dështoi
05/11 12:54
Top Channel/ SPAK kërkon 35 vite burg për Henrik Hoxhajn, vetëm 10 për të penduarin Nuredin Dumani
05/11 12:51