Parku i liqenit të Farkës do të jet një destinacion i ri argëtimi për qytetarët e Tiranës në fundjavë. Kreu i bashkisë Erion Veliaj ka inspektuar përfundimin e punimeve të rrugës që lidh Farkën me shëtitoren e liqenit, duke krijuar më shumë mundësi lëvizje jo vetëm për banorët e kësaj zone por edhe të apasionuarit pas sporteve ujore.