Turqia kthen përkrahësit e IS-it në Evropë
11/11/2019 17:54

Bëhet fjalë për 8 gjermanë, që ose kanë luftuar ose simpatizonin milicinë terroriste të IS-it. Dëbimet pritet të kryhen në fund të kësaj jave të pasuara nga dëbime e disa francezëve, irlandezëve dhe një danezi. Turqia bëri të ditur të hënën se këtë javë do të dëbohen nga Turqia në Gjermani deri në 8 anëtarë të dyshuar të të ashtuquajturit, “Shteti Islamik” apo simpatizantë të tij. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme në Berlin bëri të ditur, se të enjten dhe të premten do duhet të mbërrijnë 8 qytetarë me pasaportë gjermane. Bëhet fjalë për 3 burra dhe 5 gra. Në shoqërimin e tyre janë edhe dy fëmijë. Erdogan: 1149 përkrahës të IS-it në burgjet turke Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Turqisë, Ismail Catakli kishte deklaruar më parë, se këtë javë do të dëbohen jo vetëm 8 gjermanë, por edhe dy irlandezë, 11 francezë dhe një danez. Një luftëtar i IS-it nga SHBA është dëbuar ndërkohë. Ishte ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu që kishte njoftuar më parë dëbimet. “Nuk jemi hotel për askënd”, tha javën e kaluar Soylu. Sipas presidentit turk, Erdogan në burgjet turke ndodhen 1140 përkrahës të IS-it. Prej tyre 737 janë qytetarë të huaj. Drejtori i komunikimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, tha për gazetën gjermane “Sttugarter Zeitung” javën e kaluar, se Turqia është e vendosur të kthejë në Gjermani 20 anëtarë të milicëve terroristë të “Shtetit Islamik, (IS). Ne kemi nevojë për bashkëpunim të plotë dhe partneritet aktiv të aleatëve tanë në luftë kundër terrorizmit”, tha Altun. Më 9 tetor Turqia filloi ofensivën kundër forcave kurde të YPG-së në Siri, që ky vend e konsideron si organizatë terroriste. Gjatë ofensivës ushtarake turke, sipas të dhënave të Ankarasë, janë arrestuar 287 përkrahës të IS-it, mes tyre gra dhë fëmijë. Qeveria turke ka kritikuar disa shtete europiane ia kanë hequr nënshtetësinë të dyshuarve të IS-it. Kjo është “e papranueshme dhe e papërgjegjshme”, ka thënë ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu./DW

Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
Top Channel/ Rubio, “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara!
20/12 14:44
Top News- Dy persona i zënë pritë dhe…/ Dalin pamjet e vrasjes së futbollistit në Ekuador
20/12 13:43
Top News- CIA kundër Trump: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën, por dhe pjesë të Europës
20/12 13:26
Top News- Drogonte gruan, abuzonte dhe e filmonte, shokohen gjermanët
20/12 13:10
Top News- Ushtria e SHBA sulme të mëdha në Siri, nis shfarosja…hakmarrje për ushtarët e vrarë
20/12 13:00
Top News – Skandali s*ksual ‘Epstein’, të tjera emra. Në foto dhe Bill Clinton e Michael Jackson
20/12 12:59
Top News – Putinit i ‘shterojnë’ të ardhurat. Inflacioni ‘vret’ Rusinë, por nuk prek ushtrinë
20/12 12:30
Top Channel/ Administrata Trump i nxorri fotot me Epstein, reagon Bill Klinton!
20/12 12:29
Top Channel/ Trump “hap thesin” për Kosovën, Ambasada në SHBA: “Mbështetja u rikonfirmua”!
20/12 11:57
Top Channel/ “Syri i skifterit, “SHBA sulmon Sirinë: Vranë ushtarë amerikanë , goditen 70 objektiva!
20/12 11:30
DIGITALB DIGITALB