Top News – Zjarr në spitalin covid/ Ukrainë, humbin jetën katër pacientë
04/02/2021 20:24

Katër persona humbën jetën në Ukrainë pasi zjarri përfshiu repartin e terapisë intensive në një spital të sëmundjeve infektive që po trajton pacientë me koronavirus. Ky, ishte më i fundit mes një serie zjarresh vdekjeprurës në Ukrainë, që nuk janë të pazakontë në ish republikën sovjetike për shkak të respektimit të mangët të rregulloreve të sigurisë dhe infrastrukturës së vjetëruar. Zjarri shpërtheu pak para mesnatës, të mërkurën, në katin e parë të ndërtesës pesë katëshe, në qytetin jugperëndimor Zaporizhzhya. Zjarri i mori jetën katër personave, mes të cilëve një punonjës shëndetësor – tha policia rajonale. Tre nga viktimat ishin diagnostikuar me koronavirus dhe ishin në ventilator, sipas guvernatorit lokal. Dy pacientë kanë pësuar djegie dhe helmim nga tymi, ndërsa gjashtë të tjerë janë shpëtuar të palënduar. Shkaku i zjarrit nuk është bërë menjëherë i ditur por policia thotë se ka nisur një hetim për shkeljen e masave të sigurisë. Presidenti Volodimir Zelenski, shprehu keqardhjen e tij dhe ngushëlloi familjet e viktimave ndërsa ministri i shëndetësisë vizitoi vendin e ngjarjes. Në janar, 16 persona humbën jetën pas zjarrit në një shtëpi kujdesi në qytetin lindor të ukrainës, Kharkiv. Në dhjetor 2019 zjarri i mori jetën 16 personave dhe lëndoi 30 të tjerë në një kolegj në qytetin e Odesës. 17 persona ndërkohë mbetën të vdekur në maj 2016, kur një shtëpi të moshuarish jashtë kievit u përfshi nga flakët.

Top Channel/ Tërmet në Greqi, dridhen kamerat në studio: Kalon në “shok” trajneri i futbollit!
09/09 22:52
Top News – Hamasi përgënjeshtron Izraelin. ‘Bombardimi dështoi, udhëheqësit tanë janë gjallë’
09/09 22:40
Top News – Macron emëron aleatin. Francë, kryeministri i ri me ‘hallet’ e vjetra
09/09 22:10
Top Channel/ Macron zgjedh kryeministrin e ri, ekspertët: Po luan me zjarrin, shumë pakënaqësi
09/09 21:49
Top News – Turqia i përgjigjet Izraelit: Ka adoptuar terrorizmin si politikë
09/09 21:40
Top News- Protestuesit djegin Nepalin/ Kryeministri jep dorëheqjen pas zemërimit të popullit
09/09 21:10
Top News- Izraeli godet selinë e Hamasit në Katar/ Objektiv drejtuesit të lartë të Hamasit në Doha
09/09 18:14
Top News- Me urdhërarresti ndërkombëtar/ Ekstradohen dy persona nga Shqipëria në Kosovë
09/09 18:11
Top News- Rusia rrezik jo vetëm për Ukrainën/Presidenti polka-Putin mund të pushtojë shtete të tjera
09/09 18:11
Top News – Zhvendos Krishtlindjen në 1 tetor / Maduro: Populli ka të drejtë të jetë i lumtur
09/09 15:31
Top News – Apple prezanton iPhone-in e ri / Më i hollë dhe më mahnitës, vjen edhe iPhone Air
09/09 15:30
Top Channel/ Nepal, kryeministri jep dorëheqjen: Protestuesit i vënë flakën parlamentit!
09/09 15:26
Top News – Koka derri para xhamive në Paris / Nis hetimi, dënohet ‘fyerja’ ndaj myslimanëve
09/09 15:24
Top News – Londra në telashe, metroja në grevë / Banorët u kthehen biçikletave dhe anijeve
09/09 15:23
Top News – Gjermania përgatitet për luftë…me ravioli! Qeveria mbledh rezerva ushqimore
09/09 14:32
Top Channel/ “E mbyllim luftën që nesër”: Izraeli pranon propozimin e Trumpit për paqen!
09/09 14:28
Top Channel/ Kallas: Brukseli gati për masa kundër Izraelit, por na bllokojnë disa anëtarë!
09/09 14:27
Top News – Urimi ‘i pacipë’ i Trump për Epstein / Ligjvënësit publikojnë ‘librin e ditëlindjes’
09/09 13:55
Top News – Bombë mbi ‘radhën’ e pensioneve / Rusia sulmon fshatin ukrainas, të paktën 21 viktima
09/09 13:49
Top News – Aktivizohet njësia e frikshme e Putinit/ Sabotazh në det të thellë, paralajmëron Britania
09/09 13:35