Top News – ‘Zhduket’ avioni me 50 pasagjerë / Tragjedi në Rusi, asnjë i mbijetuar, 5 fëmijë në bord
24/07/2025 12:52

Shërbimet ruse të shpëtimit kanë gjetur mbetjet e një avioni që u zhduk rreth 16 km larg nga destinacioni i tij në rajonin e largët lindor të Amurit.Avioni An-24 i linjës ajrore Angara, që mbante 43 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord, ishte nisur nga Blagoveshchensk afër kufirit kinez dhe u zhduk nga radari ndërsa po i afrohej aeroportit Tynda, thanë zyrtarët e emergjencave.Guvernatori rajonal i Amurit, Vasily Orlov, tha se "të gjitha burimet e nevojshme" ishin vendosur për të gjetur aeroplanin. Pesë fëmijë ishin midis atyre në bord, shtoi ai.Menjëherë më pas, ministria ruse e emergjencave tha se një helikopter rus i aviacionit civil kishte lokalizuar trupin e djegur të aeroplanit. Askush nuk mendohet të ketë mbijetuar, thonë raportet.Qendra e mbrojtjes civile e Amurit tha se avioni ishte gjetur në një kodër rreth 16 km larg nga Tynda, raportoi agjencia e lajmeve Tass. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregonin mbetjet e avionit që digjeshin në njëpyll të dendur.Sipas zyrtarëve të emergjencës, hetimet paraprake po shqyrtojnë ose gabimin e pilotit në kushte të rënda atmosferike ose mosfunksionimin teknik.Avioni An-24 kishte qenë në pjesën e fundit të një itinerari nga Khabarovsku në juglindjen e largët të Rusisë.Avioni Antonov 24 i linjës ajrore Angara raportohet të jetë rreth 50 vjeçar dhe ka pasur probleme në të kaluarën.Një An-24RV doli nga pista teksa ulej në aeroportin Nizhneangarsk në korrik 2019. Dy pjesëtarë të ekuipazhit u vranë në atë incident.Në 2011, një tjetër Angara An-24 u rrëzua në lumin Ob në Siberi, duke vrarë shtatë pasagjerë.

Top News – Trump ‘fal’ gjelat e detit / Quheshin Liria dhe Pupla, ‘u kursehet jeta…’
25/11 14:52
Top News- Tentuan të vidhnin rezidencën e Princit William/Arrestohen dy shqiptarë në Britani
25/11 13:39
Top News – ‘Rusia kërkon më shumë se Ukraina’ / Merz paralajmëron Evropën: Kërcënim në rritje
25/11 13:37
Top Channel/ Ambasadori iranian në Romë: Duam paqen, jo bombën atomike- Europa të na ndihmojë!
25/11 13:14
Top News – Magyar e Zelenski luajnë volejboll / ‘Miqësia me Putinin nuk të çon askund’
25/11 13:05
Top News – ‘Largohuni shpejt nga Irani!’ Lufta nis shpejt, SHBA paralajmëron qytetarët
25/11 13:05
Top News – Dallgë 9 metra të larta dhe batica / Përmbytje deri në një metër, Kalifornia në ‘ankth’
25/11 13:04
Top News – ‘Ukraina shkeli sovranitetin e Libisë’ / Italia qorton Kievin për sulmet mbi anijet ruse
25/11 13:04
Top Channel/ SHBA, thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni nga Irani, konflikti do përshkallëzohet!
25/11 12:23
Top Channel/ Arrestohen dy shqiptarë në Angli: Tentuan të grabisnin rezidencën e Princit William!
25/11 12:17
Top Channel/”Hakmarrja e pashmangshme”, Putin: “Ukraina do t`i paguajë sulmet ndaj rafinerive tona”!
25/11 11:49
Top Channel/ Sot samiti BE-Ballkani-Perëndimor në Bruksel, Costa: “Të ruajmë ritmin e zgjerimit”
25/11 11:48
Top Channel/ Tjetër sulm me dronë në Libi, goditet anija iraniane: Askush nuk merr autorësinë!
25/11 11:47
Top News – Arabia Saudite nën sulm / Goditet qiellgërvishtësja në Riad, dy herë në një javë
25/11 11:46
Top News – Mësyjnë emigrantët, turistët në arrati / ‘Pushtohet’ ishulli, 2100 të ardhur në një ditë
25/11 11:41
Top News – Çmimet 90 për qind më të larta / Irani mbetet sfidues: Nuk pyesim për bllokadën e SHBA
25/11 11:39
Top News – 2 milionë USD e makinë të blinduar / Shpëtohen 30 pengje në supermarket, ndërhyn policia
25/11 11:38
Top News – Një i huaj në ‘Pallatin Qiellor’ të Kinës / Pekini ‘zgjeron’ diplomacionë hapësinore
25/11 11:32
Top News – Fitoi 15 mln USD nga kthimi i Huang / Trump i bëri presion Nvidia-s, aksionet ‘në qiell’
25/11 10:35
Top News – Zvicra e hapi pak ditë më parë. Kim Jong un mbyll sërish zyrën diplomatike të Bernës
25/11 10:05