Top News – Zgjedhjet SHBA, Trump mund të mos e shpallë kurrë humbjen
12/11/2020 12:21

“Mos prisni që Donald Trump të pranojë humbjen”; sipas mediave në Amerikë presidenti republikan mund edhe të mos e pohojë ndonjëherë me gojën e vet që i humbi presidencialet e 2020-tës. Por Nbc pretendon se kjo mund të përkthehet edhe si “nuk i besoj rezultatet e votimit, por nuk i kontestoj ato”. Pra, mund të jetë kjo mënyra e Trumpit për t’u tërhequr sipas mediave vendase, pa një pohim zyrtar të fitorës së Joe Bidenit. As Melania Trump nuk e ka kontaktuar ende Jill Bidenin dhe axhenda e saj për ditët në vijim, nuk parashikon ndryshime. Në vend është krijuar një klimë tensioni dhe amullie, të cilën Biden ka zgjedhur ta injorojë duke vazhduar punën për transferimin e pushtetit. Shteti i Xhorxhias sakaq do të rinumërojë me dorë të gjitha fletët e votimit të hedhura në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, një detyrë me përmasa të mëdha që duhet të përfundojë deri në 20 nëntor. Presidenti i zgjedhur Biden siguroi më shumë se sa 270 votat e nevojshme të Kolegjit Zgjedhor, duke fituar Pensilvaninë të shtunën, pas katër ditëve të tensionuara të numërimit, që u vonuan për shkak të rritjes së votave me postë. Nëse merr edhe Xhorxhian, kjo vetëm sa do ta shtonte diferencën e fitores së Biden. Trumpi sakaq nuk lëkundet nga bindja e vet se votimi u shoqërua me mashtrime. Biden aktualisht është përpara Trumpit në Xhorxhia me 49.5% ndaj 49.2% te votave.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20