Top News – Zgjedhjet pa rezultat/ Trump pretendon manipulime
06/11/2020 11:38

Presidenti amerikan Donald Trump, në një deklaratë në Shtëpinë e Bardhë të enjten në mbrëmje pohoi pa prova se atij po i grabitej mandati i dytë. “Nëse llogaritni votat e ligjshme, unë fitoj me lehtësi. Nëse numëroni votat e paligjshme, ata mund të përpiqen të na vjedhin zgjedhjet”, tha Trump. Presidenti tha se avantazhi që ai kishte në shtetet e lëkundura po “eliminohej fshehurazi” ndërsa vazhdonte numërimi i votave. Ish-zvpresidenti Joe Biden, kandidati për president i partisë demokrate, kryeson ndaj Presidentit Trump si në votën popullore ashtu edhe në numrin më të rëndësishëm të votave të Kolegjit Zgjedhor, i cili përcakton fituesin e zgjedhjeve presidenciale. “Ne nuk do të lejojmë që korrupsioni të vjedhë këto zgjedhje të rëndësishme”, u zotua Presidenti Trump, duke shpjeguar se ai është i përgatitur ta çojë këtë çështje në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara. Në anën tjetër, kandidati demokrat Joe Biden, tha për gazetarët në Delauer, se çdo votë duhet të numërohet. “Çdo votë duhet të numërohet. Dhe kjo është ajo që tani e tutje ne do të shohim. Dhe kështu duhet të jetë. Demokracia nganjëherë është e ngatërruar, nganjëherë ajo kërkon pak durim. Ne nuk kemi dyshim se kur të mbarojë numërimi (i votave), senatorja Harris dhe unë do të shpallemi fitues. Kështu që, unë kërkoj nga të gjithë që të qëndrojnë të qetë”, tha Biden.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20