Tre amerikanët që aktualisht jetojnë jashtë Tokës u siguruan që zëri i tyre të dëgjohej në zgjedhje. Anil Menon tregoi se ai dhe kolegët e tij astronautë të NASA-s, Luke Delaney dhe Jessica Ëatkins, votuan në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, nga Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar. "Po, mund të votoni edhe nga hapësira! Të tre anëtarët amerikanë të ekuipazhit patën privilegjin të votonin nga stacioni hapësinor. Ne plotësuam një fletëvotim elektronik dhe e dërguam në mënyrë të sigurt te zyrtarët zgjedhorë," shkroi Menon në një postim në platformën X. Postimi përfshinte një video 29-sekondëshe, në të cilën Menon mbante një ngjitëse me mbishkrimin "Unë votova".