Top News – Zgjat gjendjen e jashtëzakonshme/ Japoni, masa në prag të lojërave olimpike verore
07/05/2021 11:59

Qeveria japoneze do të shqyrtojë mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Tokio dhe tri rajone tjera, deri në fund të muajit maj, me qëllim të uljes së numrit të rasteve të infektimit, që janë duke u rritur pak para se të nisin Lojërat Olimpike Verore. Ministri japonez i Ekonomisë Yasutoshi Nishimura ka thënë më 6 maj se numri i të infektuarve në Tokio dhe Osaka është ende i lartë. “Osaka në veçanti është në situatë relativisht të rrezikshme”, ka thënë Nishimura. Sipas propozimit për zgjatje të gjendjes së jashtëzakonshme, restorantet, baret dhe bizneset tjera që shesin alkool do të detyrohen të mbyllen dhe njerëzve do t’iu kërkohet të shmangin udhëtimet jo të domosdoshme jashtë shtëpive të tyre. Me më pak se tre muaj para nisjes së Lojërave Olimpike të Tokios – më 23 korrik – masat e propozuara pritet të miratohen. Më shumë se 11,000 atletë pritet të marrin pjesë në këtë organizim, i cili është shtyrë vitin e kaluar për shkak të pandemisë. Japonia veçse ka marrë vendim për të ndaluar pjesëmarrjen e spektatorëve nga vendet e huaja. Japonia nuk është përballur me situatë të rëndë me pandeminë sikurse kombet tjera. India shembull, më 7 maj ka regjistruar një rekord prej 414,188 rasteve të reja të infektimit, ndërkohë që procesi i vaksinimit po zhvillohet ngadalshëm.

Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
DIGITALB DIGITALB