Top News – Zemra e një derri tek një njeri… / Kirurgët amerikanë kryejnë transplantin e suksesshëm
11/01/2022 13:12

Kirurgët amerikanë kanë transplantuar me sukses zemrën e një derri të modifikuar gjenetikisht në trupin e një njeriu. Ende nuk dihet nëse operimi do të ketë sukses afatgjatë, mirëpo mjekët e Qendrës Mjekësore të Universitetit Marillend, kanë thënë më 10 janar se procedura ka treguar se zemra e një kafshe mund të mbijetojë në trupin e njeriut, pa refuzim të menjëhershëm. Operimi është kryer më 7 janar te një pacient që nuk ka mundur të kryejë transplantim normal, dhe ka qenë në prag të vdekjes. “Ose do të vdisja, ose do të bëja këtë transplantim. Dua të jetoj. E di që është kërkim në errësirë, mirëpo është mundësia ime e vetme”, ka thënë 57-vjeçari David Bennett, para operimit. Zemra ka qenë e një derri, të cilit i janë ndryshuar gjenet për te eliminuar një gjen që prodhon një lloj sheqeri, i cili do të nxiste refuzim nga trupi i njeriut. Mjekët i kanë dhënë disa ilaçe shtesë edhe pacientit, në mënyrë që të ndalin sistemin imunitar nga reagimi ndaj organit. Kompania bioteknologjike, Revivicor, e cila ka dhënë zemrën e derrit, ka ofruar edhe veshkën e një derri në tetor, për të kryer transplantimin e parë të veshkës së një kafshe te një njeri, ndonëse truri i pacientit ka qenë i vdekur. Operimi është kryer në Nju Jork. Aktualisht ka kërkesë të madhe për transplantim të organeve, mirëpo ka pak të tilla në dispozicion, andaj kjo gjë ka shtyrë shkencëtarët që të kërkojnë për mënyra alternative.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11