Presidenti amerikan, Donald Trump, u tha gazetarëve se një takim mes presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe homologut rus, Vladimir Putin, do të organizohet “shumë shpejt”. Trump nuk dha një datë apo vend specifik për zhvillimin e mundshëm të këtij takimi, por shtoi se “mund të arrihet shumë përparim”. Paraprakisht ishte njoftuar se bisedime trepalëshe të nivelit teknik ishin planifikuar që të mbaheshin në fillim të nëntorit në Emiratet e Bashkuara Arabe.